Ministry of Education and Sports

15 Tetor, Tiranë- Në  Ditën Ndërkombëtare të Shkopit të Bardhë, Ministrja e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu, ka dhuruar zërin e saj për pasurimin e bibliotekës në Institutin e Nxënësve që nuk Shikojnë.

“Në Ditën Botërore të të Drejtave të Njerëzve që nuk shikojnë, unë kam marr një vendim, të dhuroj zërin një herë.  Ne së bashku me Emilianon, ju ftojmë të gjithë të dhuroni zërin një herë, që më shumë se 12 mijë persona të cilët nuk shikojnë, të munden të dëgjojnë dhe të kenë një biblotekë të madhe ku të zgjerojnë të gjithë horizontin e tyre, sidomos për nxënësit që nuk shikojnë”,- tha Ministrja Manastirliu në mesazhin e saj.

 

Drejtori i Institutit të Nxënësve që nuk Shikojnë Emiljano Lule, u është drejtuar të gjithëve të dhurojnë zërin e tyre, duke u shprehur se nëse dhuron zërin vetëm 1 herë, ai mund të dëgjohet mijëra herë.

“Ne mund ta dëgjojmë zërin më shumë se një herë.

Pra ju lexoni 1 herë, ne dëgjojmë me mijëra herë”,-tha Emiljano Lule në mesazhin e tij.

 

Instituti i Nxënësve që nuk Shikojnë  pritet të kthehet në qendër burimore. Nxënësit punojnë me programin e shkollave 9 – vjeçare të zakonshme duke shtuar lëndët speciale, si mësimi i shkrimit Brail etj. Instituti garanton cilësi në mësimdhënie nga një staf i kualifikuar profesionalisht dhe i aftë për të mësuar nxënës të verbër dhe me shikim të pjesshëm, me një bazë didaktike të përshtatshme për ta.