Ministry of Education and Sports

Si shumë liderë botërorë edhe Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi ka dhënë një mesazh në Ditën Botërore të Gjuhëve të Shenjave, si pjesë e Fushatës “Global Leaders Challenge”, në promovim të të drejtave të njerëzve që nuk dëgjojnë.

 

“Gjuhët e Shenjave na bashkojnë”, është mesazhi që Ministrja Kushi jep në një videomesazh ‘në heshtje’, vetëm me gjuhën e shenjave.

 

“Në Ditën Ndërkombëtare të Gjuhës së Shenjave iu bashkova fushatës për të rritur ndërgjegjësimin për më shumë solidaritet dhe mbështetje për komunitetin e njerëzve që nuk dëgjojnë” –  shkruan ministrja në rrjete sociale.

 

https://fb.watch/fKwn4_MHcF/