Ministry of Education and Sports

Ministrja e Arsimit dhe Sportit znj. Evis Kushi në Ditën Botërore të Diskriminimit Zero ka postuar një mesazh ndërgjegjësues për mësuesit, prindërit dhe vetë shoqërinë, në lidhje mbështetjen e përbashkët të të drejtave të njeriut, pavarësisht dallimeve apo përkatësive.

 

“Me urimin që bashkërisht të shtojmë gjithnjë e më shumë përpjekjet e përditshme në shkollat tona, familje apo shoqëri për të mos pasur diskriminim, pavarësisht moshës, gjinisë, kombësisë, besimit, arsimit, përkatësisë etnike, ngjyrës së lëkurës apo peshës. Në këtë ditë ndërgjegjësuese, le të promovojmë dhe mbështesim fort të drejtat e të gjithëve për një jetë të pacënuar dhe me dinjitet të plotë! Gjithmonë bashkë për një shoqëri të emancipuar që ndihmon në arsimimin e shëndetshëm të brezave të rinj!” – shkruan znj. Kushi.

 

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=677605874164431&id=100057450729783&mibextid=qC1gEa