Ministry of Education and Sports

Deklaratë për shtyp mbi shpërndarjen e teksteve shkollore

Ministria e Arsimit dhe Sportit po ndjek me prioritet shqetësimet e përcjella mbi shpërndarjen e teksteve shkollore. Të vetëdijshëm se ka nevojë ende për përmirësimin e shpërndarjes, MAS siguron të gjithë prindërit se tekstet janë gati për të qenë pjesë e procesit mësimor që në ditën e parë. Nuk ka asnjë shqetësim për mungesë tekstesh për nxënësit tanë por në bashkëpunim me shtëpitë botuese, që kanë detyrimin edhe të shpërndarjes së teksteve, po marrim të gjitha masat që ato të shpërndahen në kohë e pa konfuzion. Kalendari i përcaktuar, kryesisht në qytetet e mëdha duhet respektuar.  

Ju lutemi prindërve të ndjekin çdo informacion të afishuar në shkolla për të mënjanuar radhët dhe shqetësimet e krijuara.