Ministry of Education and Sports

Deklaratë për shtyp e Ministres së Arsimit dhe Sportit, znj. Lindita Nikolla

E vajtueshme politika e shpifjeve që në përditshmërinë e saj, sot zgjodhi të sulmonte Drejtorinë Arsimore Dibër nga selia e Partisë Demokratike në Tiranë. Tërësisht e pavërtetë akuza se janë kërcënuar mësuesit për arsye të votimit të 11 shtatorit për Bashkinë e Dibrës. Fatmirësisht koha kur mësuesit kërcënoheshin për votën dhe shkollat përdoreshin si garnizone elektorale nga partia në pushtet, ka perënduar bashkë me pushtetin e Partisë Demokratike. Nëse Partia Demokratike po përgatit bazën e vet të tkurrur elektorale për humbjen në Bashkinë e Dibrës, arsimtarët po përgatiten për fillimin e vitit të ri shkollor dhe këto janë dy axhenda krejt pa lidhje me njera-tjetrën.

Ministria e Arsimit dhe Drejtoritë Arsimore s'kanë asnjë lidhje me fushatën e Dibrës apo me dëshpërimin e vazhdueshëm të Partisë Demokratike.