Ministry of Education and Sports

Deklaratë për mediat

Nisur nga deklarata e fundit e Partisë Demokratike se Ministria e Arsimit dhe Sportit ka favorizuar  një shtëpi botuese duke i dhënë të drejtën e prodhimit të regjistrave shkollorë, MAS sqaron publikun dhe PD-në se:

Prej disa ditësh Drejtoritë Arsimore Rajonale në gjithë vendin janë duke tërhequr regjistrat dhe shkollave nuk u ka munguar dhe nuk do t’u mungojë asgjë për mbarëvajtjen e procesit mësimor. Regjistrat e rinj pasqyrojnë në format sistemin e ri të vlerësimit të nxënësve të aplikuar për herë të parë këtë vit të shkollor.

Kompania fituese e prokurimit “Blerje regjistra shkollor për sistemin arsimor parauniversitar”, “ILAR’’ sh.p.k me administrator Z. Ilir Lleshi ka fituar prokurimin e këtyre mallrave përkatësisht edhe në vitet 2010, 2012, 2013.  

Se për cilat interesa klienteliste bëhet fjalë e di vetëm PD dhe ministrat që kanë drejtuar më parë këtë ministri.

MAS sot mund të thotë me krenari se ka realizuar procese transparente tenderimi të cilat i fiton operatori konkurrues që plotëson të gjitha kriteret.

PD keqinformon edhe kur thotë se regjistrat do paguhen nga shkollat, ndërkohë që si edhe në vitet kur ka qeverisur PD regjistrat nuk shiten, por i ofrohen pa pagesë çdo shkolle publike në vend.