Ministry of Education and Sports

Deklaratë për mediat

Duke marrë shkas nga pamjet e transmetuara në datat 04 dhe 05 maj 2015 në emisionin investigativ “Ça thu” në Agon Channel, i cili bëri publike dy raste korrupsioni në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan, dhe në Universitetin e Tiranës, Ministria e Arsimit dhe Sportit ju bën me dije si më poshtë:

Në lidhje me rastin e Znj. A.E në Universitetin e Tiranës, pas një denoncimi të bërë në 6 shkurt 2015 në portalin www.stopkorrupsionit.al, Ministria e Arsimit dhe Sportit ka bërë kallëzim penal pranë Prokurorisë më datë 13 shkurt 2015, me Nr.Prot  1220.

Ndërsa për rastin e Znj. M.T në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan, Ministria e Arsimit dhe Sportit ka filluar procedurat për të bërë kallëzim penal. Menjëherë pas transmetimit të emisionit “Ca thu”, MAS ka kontaktuar me Rektoratin e Universitet “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan, që edhe ky institucion të marrë masat e duhura administrative për këtë rast.

Ministria e Arsimit dhe Sportit përshëndet dhe falënderon gazetarët e emisionit investigativ të televizionit Agon Channel për zbulimin e rasteve të korrupsionit. Gjithashtu, Ministria e Arsimit dhe Sportit nxit të gjithë studentët, prindërit qytetarët të mos hezitojnë të denoncojnë çdo rast tjetër abuzimi.

Ministria e Arsimit dhe Sportit është e vendosur për të ndëshkuar çdo rast korrupsioni.