Ministry of Education and Sports

Deklarata lidhur me ngjarjen në shkollën “Hamdi Rapi” të fshatit Gjorm, Vlorë

Sot në shkollën e mesme “Hamdi Rapi”të fshatit Gjorm të rrethit të Vlorës, ndodhi një akt i papranueshëm dhune. Nxënësja me inicialet E.T. është plagosur me armë zjarri nga bashkëmoshatari i saj me inicialet A.A. në ambientet e kësaj shkolle. Vajza E.T. është jashtë rrezikut për jetën, dhe për të po përkujdesen strukturat e shëndetësisë së qarkut Vlorë. Ndërkohë, Forcat e Rendit kanë ndaluar autorin e aktit.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla pasi mori informacionin nga strukturat e shëndetësisë ka komunikuar me familjarët e vajzës, duke i siguruar se vajza është jashtë çdo rreziku për jetën.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, i ka kërkuar Drejtorisë Rajonale Vlorë, të ndalet me përgjegjësi tek ky rast i rëndë dhe të marrë të gjitha masat. Drejtoria e Arsimit Vlorë ka marrë masat si më poshtë:

  • Largim të menjëhershëm nga puna të drejtorit të shkollës E.A.
  • Largim të menjëhershëm nga puna të mësueses D.A.
  • Vërejtje me paralajmërim për mësuesin D.Z.

 

MAS bën më dije të gjithë prindërit në vend se së bashku me Ministrinë e Punëve të Brendshme po hartohet një plan konkret për sigurinë në shkolla.  Ndërkohë, çdo mësues dhe drejtues shkolle ka përgjegjësinë institucionale të informimit të strukturave përkatëse për çdo nxënës që reflekton sjellje dhune si dhe të hartimit të një programi të veçantë ndihme në bashkëpunim me prindërit dhe punonjësit social brenda datës 15 tetor 2014.

Ky program dhe realizimi i tij do të jetë pjesë e treguesve të arritjes për çdo mësues e drejtues shkolle si dhe fokus i inspektimit të çdo shkolle në vend.