Ministry of Education and Sports

Ministrja e Arsimit dhe Sportit Znj. Evis Kushi mori pjesë në promovimin e botimeve “Shpëtimi i hebrenjve në Shqipëri gjatë Holokaustit”, e cila u organizua në ambientet e Liceut Artistik “Jordan Misja”.

Të pranishëm në këtë aktivitet ishin ambasadori i Izraelit në Shqipëri Noah Gal Gendler, kryetari i Akademisë së Shkencave Z. Skënder Gjinushi, përfaqësues të fushës së arsimit, nxënës dhe mësues.

“Ne jemi krenarë që Shqipëria ka qenë një strehëz mbrojtëse për hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore, duke reflektuar vlerat tona më të larta të tolerancës, paqes, respektit dhe humanizmit”- thekson Ministrja Kushi.

Ajo shton se Holokausti është i përfshirë në kurrikulën e historisë në sistemin arsimor parauniversitar në Shqipëri sepse kur nxënësit mësojnë të vërtetat e historisë, ata janë në gjendje të parandalojnë përsëritjen e ngjarjeve shkatërruese, si Holokausti, gjenocidet dhe krimet e tjera kundër njerëzimit.

 

https://www.facebook.com/100057450729783/posts/350192473572441/?d=n