Ministry of Education and Sports

Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi priti përfaqësues të Televizionit Publik Italian, RAI dhe ambasadorin italian Fabrizio Bucci, për të nxitur bashkëpunimin mes dy kanaleve televizive edukative, RTSH shkollë dhe Rai Scuola.

 

Në një postim në rrjete sociale ministrja Kushi shkruan:

 

“Televizioni mund të kthehet në një ‘klasë të madhe virtuale’ ku të gjithë nxënësit të gjejnë edukim, kulturë dhe argëtim.

Ne synojmë që kanali RTSH Shkolla, i cili u kthye në kanalin më të rëndësishëm gjatë periudhës së pandemisë, sot të rivitalizohet dhe pasurohet jo vetëm me programe me tematika mësimore, por edhe me ato të edukimit shkencor, qytetar, mësimin e gjuhës, etj.

Mund të jetë një imazh i 3 persona, njerëz të ulur dhe njerëz në këmbë

Në këtë kuadër mirëprita sot në #MAS Ambasadorin e Italisë, SH.T.Z. Fabrizio Bucci dhe përfaqësues të RaiCom, për të forcuar bashkëpunimin me Televizionin Publik Italian, i cili ka një eksperiencë të gjatë me programacionin edukativ e mësimor në Rai Scuola”.

Mund të jetë një imazh i 7 persona, njerëz të ulur dhe ambiente të brendshme

https://www.facebook.com/kushievis/posts/pfbid0D2zUeS2EJqYEw93phD3ghQzaJFxcz1Xy2fCqKuXdbKPhRuRpDKKpejeYM5VhHXJQl