Ministry of Education and Sports

Për t’u ardhur në ndihmë fëmijëve me aftësi ndryshe, Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë vijon të hedhë hapa përpara për përforcimin e figurës së mësuesit ndihmës.

Në një publikim, Ministrja e Arsimit Sportit dhe Rinisë Evis Kushi ka nënvizuar se prioritet madhor i kësaj ministrie është gjithëpërfshirja.

“Në këtë kuadër, që prej prezantimit për herë të parë të mësuesit ndihmës në sistemin arsimor parauniversitar në vitin 2013, nuk kemi ndalur në asnjë moment objektivin tonë të përforcimit së figurës së tij” – shton ministrja Kushi.

“Që prej dhjetorit 2019, Arsimi Special i është shtuar listës së profileve të licencës së mësuesisë. Nga viti në vit numri i mësuesve ndihmës është dyfishuar në funksion të drejtpërdrejtë të gjithëpërfshirjes dhe vëmendjes së shtuar ndaj fëmijëve me aftësi ndryshe në sistemin parauniversitar”- përfundon publikimin e saj ministrja.

Me prezantimin e figurës së “mësuesit ndihmës” gjatë vitit shkollor 2013-2014, numri i fëmijëve me aftësi ndryshe ishte 2,849. Nga viti në vit, ky numër ka ardhur në rritje, për shkak të mbështetjes më të madhe që u ofrohet. Këtë vit janë 1,260 mësues ndihmës që ndihmojnë në mbarëvajtjen e mësimit për 4,610 fëmijë me aftësi ndryshe.

 

https://www.facebook.com/103464624802314/posts/190312092784233/?d=n