Ministry of Education and Sports

50-vjetori i gjimnazit “Partizani”

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla ishte e pranishme në 50-vjetorin e gjimnazit “Partizani”.

“Mirënjohje mësuesve të gjimnazit “Partizani" për kontributin 50 vjeçar në arsimimin e brezave të rinj të kryeqytetit. Si ish-nxënëse e "Partizanit", ish-mësuese e matematikës në këtë shkollë dhe sot, si Ministre i uroj gjithë brezave të nxënësve e mësuesve gëzuar 50-vjetorin e gjimnazit tonë”, tha Ministrja Nikolla gjatë fjalës së saj.

Nxënësit e “Partizanit” performuan për të ftuarit në skenën e Universitetit të Arteve, shfaqjen teatrore “Elektra” të Sofokliut.

Gjimnazi “Partizani” i ka hapur dyer si shkollë në vjeshtën e vitit 1964 dhe ka funksionuar si shkollë 7-vjeçare. Drejtoresha e parë e shkollës ka qenë Leonora Tuta. Në vitin shkollor 1965-1966 brenda godinës së shkollës filloi të funksiononin edhe klasat e teta, që përfaqësonin vitin e parë të gjimnazit.

Në vitin shkollor 1966-1977 shkolla u kthye e gjitha në gjimnaz dhe mori emrin “Partizani”. Drejtori i parë si gjimnaz ka qenë Marko Vito. Këtë vit shkollor, gjimnazi kishte pesë maturat e para. Në atë kohë në shkollë mësoheshin tre gjuhë të huaja të detyruara, Rusisht, Frëngjisht dhe Gjermanisht.

Në gjimnazin “Partizani”, krahas Ministres Lindita Nikolla kanë mësuar edhe shumë personalitete të artit, kulturës, shkencës, sportit, politikës, etj.