Ministry of Education and Sports

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, znj. Lindita Nikolla pret ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, z. Aleksandër Arvizu

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, znj. Lindita Nikolla priti sot në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, z. Aleksandër Arvizu. Znj. Nikolla falënderoi Ambasadorin Arvizu për praninë e tij dhe realizimin e këtij takimi dhe i shprehu mirënjohjen për mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në fushën e arsimit, duke vlerësuar bashkëpunimin e sukseshëm mes dy vendeve.

Ministrja Nikolla foli me ambasadorin Arvizu për vizionin e Ministrisë që ajo drejton dhe të qeverisë që përfaqëson, në lidhje me politikat arsimore, duke prezantuar disa prej pikave më të rëndësishme të programit të qeverisë për arsimin dhe sportin.

Në takim u shpreh angazhimi i dyanshëm për zgjerimin e mëtejshëm të bashkëpunimit, në frymën e marrëdhënieve të shkëlqyera mes dy vendeve dhe në kuadër të partneritetit strategjik, duke u përqendruar në shtimin e projekteve në fushën arsimit dhe në rritjen cilësisë së edukimit.

Ambasadori Arvizu uroi ministren Nikolla për detyrën e re dhe e inkurajoi për vazhdimësinë e iniciativave të ndërmarra në fushën e arsimit.