Ministry of Education and Sports

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, znj. Lindita Nikolla pret ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar z. Nicholas Cannon

Ministrja e Arsimit dhe Sportit znj. Lindita Nikolla priti sot në një takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në vendin tonë, z. Nicholas Cannon dhe drejtoreshën e British Council në Shqipëri znj. Aida Berxholli.

Ministrja Nikolla pasi e falënderoi për vizitën, i shprehu ambasadorit Cannon mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme që Qeveria e Britanisë së Madhe i ka dhënë reformave të ndërmarra, veçanërisht në fushën e arsimit.

Ambasadori Britanik e uroi ministren Nikolla për detyrën e re dhe shprehu gatishmërinë e tij në forcimin e bashkëpunimit të mëtejshëm dypalësh në fushën e arsimit, duke ofruar gjithë mbështetjen dhe eksperiencën britanike e nevojshme për të ndihmuar në reformën arsimore.

Në kuadër të këtij bashkëpunimi, palët ranë dakord që në ditët në vijim të organizojnë një tryezë të përbashkët me ekspertë në fushën e akreditimit, të cilët do të sjellin idetë dhe ekspertizën e tyre sesi mund të aplikohen më së miri standardet e akreditimit të institucioneve arsimore në Shqipëri.