Ministry of Education and Sports

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, znj. Lindita Nikolla pret ambasadorin e Maqedonisë, z. Stojan Karajanov

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, znj. Lindita Nikolla priti sot në takim, ambasadorin e Republikës së Maqedonisë në Tiranë, z. Stojan Karajanov.

Ministrja Nikolla i shprehu ambasadorit Karajanov falënderimin për bashkëpunimin efikas me Maqedoninë në fushën e arsimit dhe shprehu dëshirën, që këto marrëdhënie bashkëpunimi të vijojnë dhe të konsolidohen më tej, nëpërmjet ofrimit të kuotave për studentët, shkëmbimit të lektorëve për mësimdhënie në Institucionet e Arsimit të Lartë, bashkëpunim dhe pjesëmarrje të institucioneve reciproke në projekte e programe ndërkombëtare dhe rajonale për zhvillimin e arsimit të lartë dhe shkencës.

Ambasadori Karajanov, nga ana e tij, duke uruar ministren Nikolla për detyrën, foli për mundësinë e organizimit, në të ardhmen, të tryezave të përbashkëta ndërmjet dy vendeve për të diskutuar për çështje reciproke të rëndësishme që forcojnë bashkëpunimin në të gjitha fushat, e sidomos në fushën e arsimit.