Ministry of Education and Sports

Pyetjet dhe përgjigjet e testimit për pozicionin Drejtor i Drejtorisë Arsimore Rajonale

PYETJA 1: Cilët janë elementet e strukturës funksionale të DAR-it dhe cilët janë elementet e metodologjisë së vlerësimit të brendshëm të këtij institucioni?                     (10 PIKË)

 

PËRGJIGJE PYETJA 1: 

PYETJA 1 (10 PIKË) 

Struktura:

  • Sektori i Programeve të Zhvillimit në DAR 
  • Sektori i Kualifikimit dhe i Cilësisë në ZA, 
  • Sektori i TIK-ut 
  • Statistikës në DAR 

Elementet themelore të metodologjisë:  A. Fushat:

  • Organizimi,
  • Funksionimi
  • Planifikimi
  • Vlerësimi
  • Komunikimi

B.  Treguesit

C.  Instrument i vëzhgimit

D.  Shkalla e vlerësimit

E.  Standardi i vlerësimit 

 

PYETJA 2: Sipas Ligjit nr. 69 datë 2012 “Për sistemin arsimor parauniversitar në R.Sh”, cilët janë burimet e financimit të arsimit parauniversitar publik, me çfarë formule realizohet planifikimi i financimit dhe cilët elemente e kushtëzojnë këtë formulë?                                            (10 PIKË)

 
PËRGJIGJE PYETJA 2: 

PYETJA 2 (10 PIKË)

Burimet për financimin e arsimit parauniversitar janë: 

  • Buxheti i Shtetit; 
  • Të ardhurat e njësive të qeverisjes vendore; 
  • Dhurimet e sponsorizimet; 
  • Të ardhurat e përftuara nga institucionet arsimore;

Të ardhura të tjera të ligjshme;

Elementet kushtëzues:

  • Treguesve të veçantë të niveleve arsimore 
  • Kushtet e institucioneve arsimore publike 

 

PYETJA 3: Sipas përcaktimit të Kodit të Procedurave Administrative në R. Sh, cilët janë elementet e domosdoshme të aktit administrativ?                       (10 PIKË)

 

PËRGJIGJE PYETJA 3: 

PYETJA 3 (10 PIKË)

Elementet e domosdoshme të aktit administrativ:

  • autoritetin që e nxjerr aktin, si dhe çdo delegim të pushteteve që lidhet me nxjerrjen e aktit;
  • identifikimin e palëve, të cilave iu drejtohet akti;
  • shpjegimin e fakteve, që janë bërë shkas për nxjerrjen e aktit, kur këto janë të rëndësishme; bazën ligjore të aktit kur kërkohet nga ligji;
  • shpjegimin e kuptimit të aktit;
  • datën e hyrjes në fuqi të aktit;
  • nënshkrimin e punonjësit të organit që nxjerr aktin ose të drejtuesit të organit kolegjial.

 

PYETJE 4: Si e përcakton Ligjin nr. 9131 dt. 08.09.2003 “Për rregullat e Etikës në Administratën Publike” sjelljen e nëpunësit, kur atij i ofrohet nja avantazh i padrejtë?   (10 PIKË)

 

PËRGJIGJE PYETJA 4: 

PYETJA 4 (10 PIKË)

Reagimi:

N.q.s. nëpunësit i ofrohet një avantazh i padrejtë, ai duhet: 

  • ta refuzojë, pa pasur nevojë ta pranoje atë për ta përdorur si provë; 
  • të përpiqet që ta identifikojë personin që i bën ofertën; 
  • të shmangë kontaktet e gjata me personin që bëri ofertën, por dijenia e arsyes për të cilën bëhet oferta, mund të shërbejë si provë; 
  • në qoftë se dhurata nuk mund të refuzohet që t'i kthehet dërguesit, duhet të ruhet, të përdoret sa më pak që të jetë e mundur dhe t'i raportohet menjëherë eprorit direkt; 
  • të ketë dëshmitarë, nëse është e mundur, kolegët që punojnë me të; 
  • të raportojë përpjekjen, sa më shpejt që të jetë e mundur, tek eprori i tij ose te njësia e personelit;
  • të vazhdojë punën normalisht, sidomos për problemin për të cilin avantazhi i padrejtë është ofruar.   

 

PYETJE 5: Si e përcakton konfliktin e interesit Ligji nr. 9367 dt. 07.04.2005 “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”, llojet e tij dhe si parandalohet ky konflikt në institucionet e administratën publike.                       (10 PIKË)

 

PËRGJIGJE PYETJA 5: 

PYETJA 5 (10 PIKË)

Përcaktimi:

“Konflikti i interesit është gjendja e mospajtimit ndërmjet detyrës publike dhe interesave private të zyrtarit të lartë, kur ai ka interesa private të drejtpërdrejta ose të tërthorta, personale ose pasurore, të cilat ndikojnë, mund të ndikojnë ose duket sikur ndikojnë në ligjshmërinë, transparencën, objektivitetin dhe paanësinë e tij gjatë ushtrimit të funksionit publik”. 

Parandalimi: 
• Zyrtari ka për detyrë të parandalojë dhe të zgjidhë vetë, sa më parë dhe në mënyrën më të frytshme të mundshme, çdo gjendje të konfliktit të tij të interesit. Në rast se zyrtari nuk është i bindur për ekzistencën apo jo të një konflikti interesi të lidhur me të, ai duhet të këshillohet sa më parë me eprorët. 
• Çdo epror dhe institucion epror duhet të marrin të gjitha masat e nevojshme për të parandaluar dhe zgjidhur rastet e konfliktit të interesit.
Llojet e konfliktit të interesit:  
• konflikt faktik i interesit  
• konflikt në dukje i interesit. 
• konflikt i mundshëm i interesit  
• konflikt rast për rast i interesit

 

PYETJE 6: Cilat janë detyrat e drejtorit të DAR-it, në kontekstin e Ligjin nr. 69 datë 2012 “Për sistemin arsimor parauniversitar në R.Sh.” dhe të Dispozitave Normative.                  (10 PIKË) 

 

PËRGJIGJE PYETJA 6: 

PYETJA 6 (10 PIKË)

Detyra:

  • Titullari i njësisë arsimore mbështet përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë së shërbimit arsimor të institucioneve arsimore në juridiksionin e saj. 
  • Titullari i DAR/ZA-së miraton synimet dhe objektivat e planit afatmesëm dhe atij vjetor të shkollave në juridiksion. 
  • Titullari i DAR/ZA-s miraton përshkrimin e punës së përgjegjësve të sektorëve dhe punonjësve të tyre. 
  • Titullari i DAR/ZA-së takon të paktën një herë në vit shkollor kryetarë të bordeve të institucioneve arsimore, kryetarë të këshillave të prindërve të institucioneve arsimore, kryetarë të qeverive të nxënësve, përfaqësues të OJF-ve, që veprojnë në fushën e arsimit. 
  • Titullari i DAR/ZA-së miraton planin mujor të vëzhgimeve në institucionet arsimore. 

 

PYETJE 7: Cilët janë parimet e përgjithshme të etikës në administratën publike (10 PIKË)

PËRGJIGJE PYETJA 7: 

PYETJA 7 (10 PIKË)

Parime të përgjithshme të etikës në administratën publike:

  1. të kryej detyrat, në përputhje me legjislacionin në fuqi;
  2. të veprojë në mënyrë të pavarur nga pikëpamja politike e të mos  pengojë zbatimin e politikave, të vendimeve ose veprimeve ligjore të autoriteteve të administratës publike;
  3. në kryerjen e detyrave duhet të jetë i ndershëm, i paanshëm, efikas, duke pasur parasysh vetëm interesin publik;
  4. të jetë i sjellshëm në marrëdhënie me qytetarët që u shërben, dhe me eprorët, kolegët e vartësit e tij;
  5. nuk duhet të veprojë arbitrarisht në dëm të një personi ose organizate dhe duhet të tregojë respektin e duhur, për të drejtat dhe interesat personalë të të tretëve;
  6. të mos lejojë që interesat e tij privatë të bien ndesh me pozitën e tij publike, të shmangë konfliktet e interesave dhe të mos shfrytëzojë asnjëherë pozitën për interesin e tij privat;
  7. të sillet gjithnjë në mënyrë të tillë, që besimi i publikut në ndershmërinë, paanshmërinë dhe efektivitetin e shërbimit publik të ruhet e të rritet;
  8. të ruajë konfidencialitetin e informacionit, që ka në zotërim, por pa cenuar zbatimin e detyrimeve që rrjedhin nga ligji “Për të drejtën e informimit për dokumentet zyrtare”.

 

 

 

Dokumenti – PDF