Ministry of Education and Sports

Njoftim "Për shpalljen e datës, vendit dhe orës të testimit me gojë për kandidatët e përzgjedhur që kalojnë në fazën e dytë të konkurrimit"

Njoftim

 

Për shpalljen e datës, vendit dhe orës të testimit me gojë për kandidatët e përzgjedhur që kalojnë në fazën e dytë të konkurrimit
 
Në vijim të shkresës nr.901/1 Prot., datë 05.11.2013 “Për shpalljen e datës, vendit dhe orës të testimit me gojë dhe me shkrim për kandidatët e përzgjedhur që kalojnë në fazën e dytë të konkurrimit”, në të cilën përcaktohet se testimi me gojë do të zhvillohet në ditën e martë më datë 12.11.2013, ora 09.00 -20.00 në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit Ju njoftojmë se :

TESTIMI ME GOJË DO TË VIJOJË TË ZHVILLOHET EDHE DITËN E MËRKURË DATË 13.11.2013 ORA 09.00-16.30 PËR ARSYE TË NUMRIT TË MADH TË INTERVISTUARVE

DITËN E MËRKURË DO TË VIJONË INTERVISTAT PËR POZICIONET DREJTOR NË :

1.    Drejtorinë Arsimore Rajonale të Qarkut Tiranë
2.    Drejtorinë Arsimore Rajonale Fier 
3.    Drejtorinë Arsimore Rajonale Elbasan
4.    Drejtorinë Arsimore Rajonale Kukës
5.    Drejtorinë Arsimore Rajonale Shkodër
6.    Drejtorinë Arsimore Rajonale Lezhë
7.    Drejtorinë Arsimore Rajonale Durrës

 

     
PLARENT NDRECA

SEKRETAR I PËRGJITHSHËM

 

Njoftimi – PDF