Ministry of Education and Sports

Prezantohet Rektori i ri i Universitetit te Mjeksisë

Sot ministrja e Arsimit dhe Sportit, znj. Lindita Nikolla, prezantoi në ambientet e Universitetit të Mjeksisë rektorin e ri të këtij Universiteti, Prof. Dr. Ali Refatllari.

Duke falënderuar dhe njëkohësishtë vlerësuar punën dhe rolin e rektores së mëparshme të këtij Universitetit, znj. Jera Kruja, ministrja Nikolla shprehu besimin se rektori i ri z. Refatllari, do të mundësoj një impuls të ri të punës në Universitetin e Mjeksisë.

Znj. Nikolla theksoi se ky Universitet prej moshës së re shoqërohet me problematikat e rritjes, ndaj në këtë kuadër ministrja garantoi gjithë mbështetjen e MAS ndaj nevojave që ky institucioni i arsimit të lartë ka.

Në fjalën e saj, ministrja e Arsimit, evidentoi qartazi se sfida më e madhe në arsimin e lartë është cilësia, që sigurisht përfshin dhe Universitetin e Mjeksisë. Znj. Nikolla u shpreh e bindur se rekomandimet që do të vinë nga Komisioni i Pavarur për Reformën në Arsimin e Lartë, do të kenë parasysh dhe domosdoshmërinë e përmirësimit cilësor të përgatitjes së kuadrove të shërbimit mjeksor, si një nevojë që vjen nga kërkesa e tregut.