Ministry of Education and Sports

Memorandum Mirëkuptimi me Emiratet e Bashkuara Arabe

Sot në ambientet e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, ministrja e Arsimit dhe Sportit, znj. Lindita Nikolla dhe Ministri i Punëve të Jashtme të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Abdullah Bin Zayed Al Nahyan,  nënshkruan “Memorandumin e Mirëkuptimit për bashkëpunimin në fushën e arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor ndërmjet Ministrisë së Arsimit dhe Sportit të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Arsimit të Lartë dhe Kërkimit Shkencor të Emirateve të Bashkuara Arabe 2014-2016”.

Në këtë memorandum bashkëpunimi vihet theksi te angazhimi i palëve në forcimin e lidhjeve të drejtpërdrejta midis institucioneve të arsimit të lartë dhe qendrave kërkimore në të dy vendet. Marrëveshja synon të inkurajoj projekte të përbashkëta kërkimore-shkencore në fusha të ndryshme, mundësinë e shkëmbimeve të studentëve, anëtarëve të stafit akademik dhe kërkuesve të rinj mbi bazë vjetore, si dhe për mundësinë e bursave për studentët.

Ky nënshkrim u cilësua si një hap drejt një kapitulli të ri bashkëpunimi me Emiratet e Bashkuara Arabe në fushën e arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor.