Ministry of Education and Sports

Partneritet strategjik për arsimin parauniversitar, Shqipëri-Kosovë

Ditën e mërkurë, datë 16 prill, në qytetin e Kukësit, u përkujtua 15- vjetori i Eksodit tragjik kosovar. Në këtë ditë historike, Qeveria shqiptare kishte përgatitur një mori aktivitetesh ndër të cilat ishte dhe aktiviteti zhvilluar në Pallatin e Kulturës ku të dy delegacionet ai i Qeverisë shqiptare dhe ai i Qeverisë kosovare u bashkuan për të ndjekur transmetimin e një dokumentari i cili reflektonte mbi atë që ndodhi me eksodin dhe me lajmin e dhimbshëm të tij. Në të njëjtën kohë nga podiumi i kësaj salle u shpalos dhe partneriteti strategjik i dy Qeverive ku një nga pikat e rëndësishme është dhe ai i unifikimit të sistemit arsimor të dy vendeve.

Në më pak se 100 ditë nga mbledhje e përbashkët e dy qeverive në Prizren, po ndërtohen hap pas hapi, urat e bashkimit të shqiptarëve të gjeneratës tjetër në një sistem të njehsuar arsimor, ku për çdo shqiptar, i kudo lindur dhe kudo ku rritet në Tiranë apo Prishtinë, në Gjakovë apo Tropojë, në Pejë apo Sarandë, të ketë një shkollë, të jetë pjesë e mësimit nga një sistem të tërë, të njëjtë, që të bëjë të mundur që shqiptarët e gjeneratës tjetër të jenë gjenerata e parë e shqiptarëve evropianë që kanë të njëjtat pika referimi dhe që vijnë nga e njëjta rrugë edukimi.

Puna e deri tanishme, zhvilluar nga takimet e përbashkëta të ekipeve të punës nga Ministria e Arsimit dhe Sportit të Republikës së Shqipërisë dhe Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë të Republikës së Kosovës, në Tiranë dhe Prishtinë, do të mundësoi shumë shpejtë finalizimin e një marrëveshje të përbashkët e cila për herë të parë do të mundësoi unifikimin e sistemeve tona arsimore parauniversitare, duke shënuar kështu një epokë të re për arsimin e dy vendeve tona.