Ministry of Education and Sports

Fushatë mbarëkombëtare për ndërgjegjësimin e vaksinimit kundër sëmundjes së tërbimit

Një prej rreziqeve kryesore që kanë njerëzit janë sëmundjet, infeksionet dhe shqetësimet shëndetësore që kanë si burim kafshët. 

Në këtë kuadër, gjatë javës që vjen fillon fushata kombëtare e vaksinimit kundër sëmundjes së tërbimit. Ky aktivitet në të cilin është përfshirë vendi ynë është pjesë e projektit rajonal të luftës kundër kësaj sëmundjeje.

Në luftën kundër sëmundjeve zoonotike, Projekti PAZA nis gjatë këtij viti, një fushatë tjetër kombëtare vaksinimi. Tërbimi është sfida e radhës kundër sëmundjeve zoonotike, që ky projekt duhet të realizojë në Shqipëri. Mbështetësi kryesor financiar në këtë fushatë është Bashkimi Evropian. Ashtu si dhe ne¨ vaksinimin kunde¨r bruceloze¨s, edhe ne¨ ke¨te¨ fushate¨ PAZA ne¨ bashke¨punim me Ministrine¨ e Arsimit dhe Sportit pe¨rgjate¨ fushate¨s se¨ vaksinimit do te¨ trajnoje¨ me¨sues nga shkollat e 10 qarqe te¨ vendit. Gjithashtu, MAS do te¨ shpe¨rndaje¨ edhe materiale informuese ne¨ te¨ gjitha shkollat e vendit. Projekti PAZA në fushatën kombëtare të vaksinimit do të luaj rolin e supervizorit dhe lehtësuesit. 

Për këtë ditën e enjte, datë 15.05.2014, ora 11.00, në ambientet e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit u zhvillua një trajnim me mësuesit e përzgjedhur nga 10 shkolla, në 10 qarqe të vendit, të përzgjedhur për të qenë përçuesit kryesorë të mesazheve, që fëmijët duhet të dinë për vaksinimin kundër tërbimit.

E pranishme në këtë aktivitet, zëvendësministrja, znj. Nora Malaj, u shpreh se ky aksion mbarëkombëtar realizohet në bazë të Urdhrit të Kryeministrit Edi Rama nr.127, datë 25.03.2014, “Për ngritjen e grupit ndërministror të punës për bashkërendimin e punës dhe kontrollin e fushatës kundër sëmundjes së tërbimit në Shqipëri”.

Ministria e Arsimit dhe Sportit është pjesë e grupit ndërministror dhe një faktor mjaft i rëndësishëm në aspektin e ndërgjegjësimit të prindërve, nxënësve dhe komunitetit, për ruajtjen e shëndetit të tyre. 

Znj. Malaj theksoi se ky aksion është një nga nismat më të rëndësishme të BE-së dhe se MAS nëpërmjet trajnimeve të mësuesve, synon të informojë nxënësit e shkollave në vend, duke u bërë partnerë në këtë fushatë edhe me prindërit e komunitetin e zonës.

Ky aksion mbështetet në dy faza. Në fazën e parë, do të zhvillohet fushata sensibilizuese për ndërgjegjësimin e fëmijëve dhe komunitetit, nëpërmjet mësuesve, fletëpalosjeve dhe veprimtarive të tjera edukative. Ndërkohë që faza e dytë do të konsistojë në vaksinimin e kafshëve.

Zëvendësministrja Malaj, theksoi gjithashtu që nëpërmjet partneritetit me Ministrinë e Bujqësisë, do të organizohen dhe shkolla verore me qëllim trajnimin e nxënësve për mënyrën e sjelljes dhe mbrojtjes ndaj kafshëve. Kjo fushatë vjen në kuadër të projektit “Shkolla si Qendër Komunitare”, me qëllim jo vetëm përçimin e dijes brenda orarit mësimor, por edhe projektimin e edukatës qytetare pas orës së mësimit për të gjithë komunitetin përreth.

Më pas takimi vazhdoi me trajnimin e mësuesve të biologjisë, të cilët do të jenë pjesë e rëndësishme në përçimin e mesazhit të kësaj fushate sensibilizuese dhe edukative për shëndetin e nxënësve dhe qytetarëve.