Ministry of Education and Sports

Dixhitalizimi i Sistemit Arsimor Parauniversitar: Ftesë për pjesëmarrje në projekt pilot

Në strategjinë e saj Ministria e Arsimit dhe Sportit e Republikës së Shqipërisë ka parashikuar të pilotojë përdorimin e tabletave në arsimin para-universitar, një projekt pilot i cili do të zbatohet në përputhje me zhvillimet më të fundit në kurrikulën kombëtare të miratuar dhe strategjinë afatgjatë të Qeverisë Shqiptare.

Eksperiencat e vendeve të tjera tregojnë se pajisjet elektronike, duke filluar nga kompjuterët, telefonat celularë, tabletat, etj., kanë rritur aftësitë teknologjike të individit në përgjithësi, por janë kthyer në elemente shumë të rëndësishme ndihmëse edhe në arsim.  Gjithsesi, roli i tyre në fushën e arsimit nuk është konfirmuar ende dhe kjo duhet të verifikohet në nivel kombëtar.

Korniza Kombëtare Kurrikulare nënvizon rëndësinë e kompetencës dixhitale si një element shumë të rëndësishëm edhe për hapjen e perspektivave të reja profesionale, duke i cilësuar mjaft të rëndësishme për bashkëpunimin jo vetëm në kohë por edhe hapësirë. Mësimdhënia me në qendër nxënësin, duke shtuar me sukses edhe pajisjet teknologjike, bën që palët të mos jenë konsumatorë të thjeshtë të teknologjisë, por forca aktive.

Ministria e Arsimit dhe Sportit e konsideron përdorimin e tabletave shumë të rëndësishme jo vetëm për mënjanimin e hendekut që ekziston në përdorimin e tabletave në sistemin shkollor në përgjithësi, por edhe për mungesën e aksesit që shumë nxënës dhe arsimtarë kanë për paisje të tilla në shtëpitë e tyre.

Nëpërmjet këtij projekti MAS ka si qëllim të analizojë zgjidhjet e ofruara nga aktorë të ndryshëm, të qëndrueshëm në sektorin e arsimit, përpara marrjes së vendimit në nivel kombëtar.

PALËT E INTERESUARA

Palët e interesuara duhet të paraqesin një projekt propozim preferencialisht brenda datës 15 gusht 2014. Por, MAS do të pranojë projekt-propozime edhe pas kësaj date.

Për çdo pyetje mund të kontaktoni me Zotin Sokol Muça, Këshilltar për Inovacionin dhe Teknologjinë pranë MAS, në emailin sokol.muca@arsimi.gov.al

Palët e interesuara mbajnë përsipër të gjithë barrën e shpenzimeve të lidhura me pilotimin.  Pajisjet dhe burimet e përdorura mund të merren nga pala e interesuar menjëherë pas përfundimit të pilotimit, perveç rasteve kur bihet dakort paraprakisht ndryshe.

  • MAS do të vendosë në dispozicion të projektit një klasë të 10-të në një shkollë të mesme, me afërsisht 32-35 nxënës.  Pajisjet dixhitale duhet të jenë në dispozicion të secilit prej pjesëmarrësve në klasë.
  • MAS do të vendosë në dispozicion të projektit një klasë të ciklit fillor, preferohet klasa I-rë, klasa e IV-rt dhe/ose klasa e VI-të, me afërsisht 32-35 nxënës.  Pajisjet dixhitale duhet të jenë në dispozicion të secilit prej pjesëmarrësve në klasë.
  • MAS do të vendosë në dispozicion të projektit një grup/klasë të ciklit para-shkollor, me afërsisht 22-25 fëmijë.  Pajisjet dixhitale duhet të jenë në dispozicion të secilit prej pjesëmarrësve në klasë.

MAS do të bëjë vlerësimin e të gjitha projekteve, për t’i patur ato parasysh më pas në përgatitjen e strategjisë kombëtare afatgjata për dixhitalizimin e arsimit para-universitar në Shiqipëri.

PROJEKTI

Projekt propozimi duhet të përfshijë:

  • Informacion mbi kompaninë/OJQ-në pjesëmarrëse në Pilotim, si edhe eksperienca të ngjashme;
  • Konceptimi dhe implementimi i projektit të propozuar;
  • Paisjet që do të përdoren gjatë pilotimit;
  • Programet softwerike që do të përdoren.

KOHËZGJATJA E PILOTIMIT

15 Shtator 2014 – 15 Qershor 2015

INFRASTRUKTURA NË KLASË:

  • Tabelë Interaktive; projektor VGA;
  • Printer me USB connector; Lap Top për mësuesin;
  • Përmbajtje dixhitale illustrative për 4 lëndë;
  • WiFi

PEDAGOGJIA

  • Përdorimi i tabletave në mësim-dhënie dhe mësim-nxënie;
  • Nxitja e aftësimit dixhital, letrar dhe numerik;
  • Përdorimi me sukses nga fëmijët me aftësi të veçanta;
  • Përmirësimi i aftësive profesionale të mësuesve.

PROGRAMET KOMPJUTERIKE

  • Programe për tranzicionin nga libri në e-book;
  • Programe për fëmijët me aftësi të veçanta;
  • Programe për përdorimin e përmbajtjeve dixhitale;
  • Sisteme për menaxhimin e klasës dhe të mësim-dhënies;
  • Filtrim dhe monitorim itnerneti.

HARDWARE

Lap top, tabelat interaktive; tableta, ordinatorë mësimorë.