Ministry of Education and Sports

Njoftim

Në kuadrin e reformimit të programit mësimor, në sistemin parauniversitar, referuar shtimit të orëve  të mësimit për edukimin fiziko-sportiv në vitin shkollor 2014-2015, Ministria e Arsimit dhe Sportit, fton të gjithë personat e diplomuar si Mësues të Edukimit fizik  e që janë të interesuar të punësohen, të paraqesin pranë Drejtorisë Arsimore Rajonale ose Zyrës Arsimore, që i përket zonës ku ata banojnë, kërkesën e tyre dhe dokumentacionin shoqërues.

Procesi i përzgjedhjes do të bëhet në përputhje me nevojat konkrete që do të kete çdo DAR dhe ZA, sipas kritereve dhe procedurave  të përcaktuara në legjislacionin në fuqi.