Ministry of Education and Sports

Java Kombëtare Antitrafik

Në kuadër të “Javës Kombëtare Antitrafik”, e cila po zhvillohet në datat 18-24 tetor në gjithë vendin, me mbështetjen e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit në disa gjimnaze në kryeqytet po zhvillohen aktivitete të ndryshme sensibilizuese.

Me temë "Trafikimi i personave është krim, bashkohu edhe ti për ta ndalur atë", kjo fushatë  synon ndërgjegjësimin e  të rinjve, në shkollat e mesme dhe ato 9-vjeçare, mbi llojet e ndryshme të shfrytëzimit të njeriut që ekzistojnë sot në botë, të tilla si puna e detyruar, robëria shtëpiake, shfrytëzimi seksual, skllavëria, etj.  

Në shkollën e mesme “Qemal Stafa” në Tiranë është zhvilluar një forum i hapur me nxënësit ku u prezantua e gjithë fushata e “Javës Kombëtare Antitrafik”. Nxënësit shprehën mjaft interes për tematikën e trafikimit duke drejtuar pyetje  të vazhdueshme.