Ministry of Education and Sports

Inspektim për rikonstruksionin e shkollës 9-vjeçare në Krujë

Ministrja e Arsimit dhe Sportit Lindita Nikolla së bashku me Kryeministrin e vendit, Edi Rama kanë inspektuar sot, punimet për rikonstruksionin e shkollës 9-vjeçare numër 4, në Krujë.

Ministria e Arsimit dhe Sportit përmes një investimi, prej 56,5 milionë Lekë do të mundësojë rikonstruksionin dhe një shtesë për shkollën, me qëllim përmirësimin e kushteve, për një shkollë e cila ka qenë në gjendje të amortizuar.

Nga ky rikonstruksion përfitojnë 484 nxënës në një komunitet prej 15.900 banorësh. Punimet po zhvillohen me ritme të shpejta dhe parashikohet që gjatë periudhës shkurt-mars 2015 objekti të ketë përfunduar dhe të jetë i gatshëm për zhvillimin e mësimit me një turn.

Projekti i rikonstruksionit të shkollës synon shndërrimin e shkollës në një kompleks arsimor, që do t’u shërbejë nxënësve, por edhe komunitetit.

Gjatë bisedës me mësuesit, Kryeministri Rama dhe Ministrja Nikolla u njohën me nevojat e komunitetit të nxënësve dhe mësuesve, në këtë zonë.