Ministry of Education and Sports

Nisma “Të festojmë së bashku”

Në prag të atmosferës festive të fundvitit,  Qeveritë  e Nxënësve në institucionet arsimore parauniversitare në të gjitha qytetet dhe fshatrat e Shqipërisë u bënë  nismëtare të  sensibilizimit të nxënësve nëpërmjet organizimit, mbështetjes  dhe përgatitjes së dhuratave për realizimin e nismës “Të festojmë së bashku”.

Tashmë janë krijuar lidhje midis shkollave brenda një Drejtorie Arsimore ose Zyre Arsimore për të festuar së bashku përmes programeve artistike, shkëmbimit të dhuratave e kartolinave për të krijuar mundësinë e njohjes dhe shoqërizimit të nxënësve me njëri tjetrin, duke i ndihmuar e qëndruar pranë edhe fëmijëve që janë në nevojë.  Partnerë kryesorë të realizimit të kësaj nisme të iniciuar nga vetë fëmijët janë bërë edhe mësuesit, Bordi i  Prindërve,  komuniteti dhe pushteti vendor.

Më poshtë do të gjeni kalendarin e aktiviteteve sipas Drejtorive dhe Zyrave Arsimore Rajonale:

Kalendari i aktiviteteve