Ministry of Education and Sports

Vlerësimi kombëtar për nxënësit e klasave 3 dhe 5

Ministria e Arsimit dhe Sportit dhe Agjencia Kombëtare e Provimeve prezantuan sot, raportin publik “Vlerësimi kombëtar i arritjeve të nxënësve të klasës së 3-të dhe të 5-të , të arsimit të detyruar, viti shkollor 2013-2014, në lëndët matematikë, gjuhë shqipe dhe dituri natyre”.

Studimi u realizua në muajin maj 2014, pas 11 vitesh nga studimi i fundit i këtij lloji. Përmes tij krijohet një  tablo shumë më e qartë dhe e detajuar në lidhje me nivelin e kompetencave që nxënësit zotërojnë në këto klasa të arsimit të detyruar.

Grupet lëndore, të drejtuara nga specialistët e Agjencisë Kombëtare të Provimeve, vlerësuan ato njohuri dhe aftësi që i gjykuan si më të rëndësishmet e që ndikojnë në shkollimin e mëtejshëm të nxënësve.

Raporti jep të dhëna në nivel kombëtar për arritjet e nxënësve në shkollat publike dhe private të arsimit të detyruar. Gjithashtu, në këtë raport jepen të dhëna për arritjet e nxënësve sipas përkatësisë gjinore, meshkuj-femra, urbanizimit fshat-qytet si dhe për karakteristikat e testeve të provimit në tërësi apo kërkesave të testeve në veçanti.

Ky raport synon të paraqesë në mënyrë përshkruese dhe statistikore arritjet e nxënësve në klasën e 3-të dhe të 5 -të , në lëndët gjuhë shqipe, matematikë dhe dituri natyre si dhe të japë informacion për autoritet arsimore dhe publikun e gjerë, për rezultatet e nxënësve në këto klasa, për periudhën shtator-prill 2013 -2014.

 

RAPORTI