Ministry of Education and Sports

"X-School" projekti filmik edukativo-kulturor për gjimnazistët

Ministria e Arsimit dhe Sportit mbështeti prezantimin e projektit të një grupi të rinjsh gjimnazistë “X- School”, që ka për qëllim përcjelljen e mesazheve sensibilizuese në kuadër të luftës ndaj fenomeneve sociale si bullizmi, dhuna dhe droga në shkolla.

Pasi u shfaqën dy filmat e realizuar në kuadër të projektit “X-School”, “Ditari i Ëndrrave” dhe “Dreamland” gjimnazistët e ftuar zhvilluan një forum mbi fenomenet e shfaqura në film.

“X-School” është një projekt edukativo-kulturor për shkollat e mesme të Tiranës.

Filmi “Ditari i Ëndrrave” është fitues edhe i një çmimi në Tirana International Film Festival, kurse “Dreamland” pati premierën e parë masive.

Gjimnazistët e kryeqytetit që kanë realizuar dy filmat me metrazh të shkurtër kanë si mision që me anë të këtij projekti:

1.Të edukojnë bashkëmoshatarët me tematikat më aktuale sociale që kanë trajtuar në dy filmat e tyre.

2.Të përkrahin projekte artistike të gjimnazistëve si një ndër rrugët më edukative të brezit të ri.

3.Të nxisin përkrahjen e talenteve në art, duke filluar nga gjimnazet.

4.Ta kthejnë këtë iniciativë në një frymë të re për adoleshentët e sotëm.