Ministry of Education and Sports

Panairi i Ideve

Ministria e Arsimit dhe Sportit, në bashkëpunim me partnerët “Unicef”, “Save the Children”, “World Vision” dhe donatorët  “Alpha Bank”, “Universiteti Marin Barleti” do të çel pasditen e sotme, në Muzeun Historik Kombëtar, “Panairin e Ideve-Shkolla si Qendër Komunitare”, me pjesëmarrjen e mbi 45 shkollave nga i gjithë vendi, të cilat do të prezantojnë projekt-idetë e tyre për zhvillimin e shkollës.

Ky panair ka për qëllim njohjen nga komuniteti, donatorët e huaj dhe vendas, mësuesit, prindërit, nxënësit, Kabineti i Ministrave si edhe nga publiku i gjerë, me projekt-idetë e shkollave me qëllim nxitjen e përfshirjes së komunitetit, biznesit dhe aktorëve të tjerë në realizimin e këtyre projekteve, si një domosdoshmëri e mëtejshme për përmirësimin e shkollave në vend.

Shkollat që marrin pjesë në “Panairin e ideve”, përmes aktiviteteve dhe projekteve të ndryshme që kanë realizuar gjatë dy viteve, prezantojnë gjithashtu edhe qëllimin dhe filozofinë e projektit të MAS,  “Shkolla si Qendër Komunitare”.

Pasditen e sotme, ora 19:00, MAS do të zhvillojë ceremoninë e ndarjes së çmimeve për projektet më të mira, në prani të Kryeministrit të vendit, Edi Rama dhe anëtarëve të Kabinetit të Ministrave.

Panairi është i ndarë në katër hapësira: Stenda e MAS dhe partnerëve që prezantojnë filozofinë dhe qëllimin e nismës së “Shkollës Qendër Komunitare”; Stenda e shkollave qendër komunitare ku nxënësit dhe koordinatorët e shkollave nga të 13 Drejtoritë Arsimore Rajonale prezantojnë aktivitetet dhe veprimtaritë e deritanishëm të shkollave në kuadër të kësaj nisme; Stenda e promovimit të projekt-ideve të Shkollave si Qendër Komunitare në funksion të përmirësimit të cilësisë së shkollës dhe nevojave të komunitetit e prezantuar nga 45 shkolla në rang vendi; Hapësira konferenciale e shfrytëzueshme për prezantimin e projekt-ideve më të mira.

Shkolla si Qendër Komunitare është një shkollë miqësore për të gjithë, është një qasje për ta kthyer shkollën në vendin ku ndërtohet partneriteti shkollë-familje-komunitet dhe bashkëpunohet për zhvillimin e potencialit të plotë të çdo nxënës.

 

Panairi i Ideve pe¨r Shkolle¨n si Qende¨r Komunitare