Ministry of Education and Sports

Në vijim të bashkëpunimit dhe mbështetjes për zhvillimin e politikave arsimore, sot më datë 02 shtator 2015, ministrja e Arsimit dhe Sportit, Znj. Lindita Nikolla, nënshkroi “Marrëveshjen e Mirëkuptimit” me Këshillin Britanik dhe Fondacionin Vodafone Albania për implementimin e projektit “Edukimi nëpërmjet Novacionit dhe Teknologjisë”, në gjimnazet e përgjithshme.

Ky projekt ka për qëllim përdorimin e teknologjisë me synim përmirësimin e cilësisë së mësimdhënies dhe rritjen e aftësive krijuese e novatore të nxënësve e mësuesve në krijimin e një rrjeti të qëndrueshëm i klubeve/ rretheve të Teknologjisë, Informacionit dhe Komunikimit (TIK). Kjo nismë do të mundësohet duke përdorur inovacionin për zhvillimin e aftësive krijuese e novatore në nivel shkolle në të gjithë Shqipërinë.

Projekti do të realizohet në 100 shkolla të mesme të përgjithshme ku shkollat si qendra komunitare kanë një përfshirje më të madhe.

Për më shumë informacion rreth këtij projekti ose nëse dëshironi të jeni pjesë e tij, ju lutem na kontaktoni në adresën e emailit: daniela.nuredini@britishcouncil.org

{:}