Ministry of Education and Sports

Njoftim për Shtyp

Në kuadër të luftës kundër informalitetit, por njëkohësisht edhe të krijimit të lehtësive për  nxënësit, prinderit, institucionet arsimore dhe biznesin, në mënyrë mundësimin e shmangies së radhëve të gjata pranë librarive apo bankave të nivelit të dytë e me qëllim pajisjen e nxënësve me tekste shkollore edhe në institucionet arsimore  më të largëta të vendit, pa kosto shtesë, si për familjarët ashtu edhe për biznesin, Ministria e Arsimit dhe Sportit dhe Ministria e Financave kanë  kërkuar lëshimin për çdo blerës të faturës tatimore të shitjes sipas  formularëve  E-TBV 055/A dhe Formularit E-TVS 055/a. 
 
Në këtë mënyrë, në fund të çdo dite, pas shitjes së teksteve,  botuesi regjistron tek pajisja fiskale të gjithë transaksionet e evidentuara  në bazë të faturave tatimore të shitjes sipas formularëve E-TBV 055/A dhe Formularit E-TVS 055/a. Këto transaksione, bëhen pjesë e raportit tatimor ditor të paisjes fiskale që shërben për të kryer mbylljen ditore të aktivitetit të botuesit.
 
Ky vendim vjen si detyrimin i respektimit dhe zbatimit të legjislacionit tatimor  në funksion të formalizimit të procesit të shitjes së teksteve shkollore pranë mjediseve të shkollave të arsimit parauniversitar, sikurse dhe të lehtësimit të procesit shpërndarjes së teksteve shkollore për të gjithë nxënësit në vend.