Ministry of Education and Sports

Stop Dhunës në Shkollë

Sot, ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla, ishte e pranishme në aktivitetin me tematikë “Stop Dhunës në Shkollë”, zhvilluar nga gjimnazistët e Shkollës së Mesme “Petro Nini Luarasi”, Tiranë. Ky aktivitet edukativ, përkon me Ditën Botërore Kundër Dhunës, si edhe zhvillohet në kuadër të ftesës për ndërgjegjësim ndaj këtij fenomeni të bërë pak ditë më parë nga Ministria e Arsimit dhe Sportit, drejtuar shkollave të vendit.

Në këtë ditë, nxënësit e kësaj shkolle, kishin organizuar një sërë veprimtarish ndërgjegjësuese, duke përçuar mesazhe të ndryshme sensibilizuese nëpërmjet videove, fletëpalosjeve, vizatimeve, skeçeve dhe orëve edukative. Për t’u sensibilizuar me këtë nisëm, në këto veprimtari ishin të pranishëm edhe autoritete të tjera shtetërore, komuniteti i prindërve dhe përfaqësues nga shoqëria civile. 

E pranishme në këtë aktivitet, ministrja Nikolla, duke shprehur indinjatën e saj se ende sot në shkollat tona ka dhunë, ajo vlerësoi me optimizëm se plani i ri kombëtar “Stop Dhunës në Shkollë”, i cili është duke u hartuar në bashkëpinim me Ministritë e linjës dhe partnerë të rëndësishëm nga shoqëria civile, do ti japi një dimension të ri luftës për parandalimin e këtij fenomeni.

MAS ka vendosur që një nga prioritet e saj në drejtim të sigurimit të cilësisë së dijes, përmirësimit të jetës dhe garantimit të formimit të një personaliteti të shëndoshë të fëmijëve shqiptar në institucionet arsimore parauniversitare për vitin e ri shkollor 2015-2016, të jetë zhvillimi i një fushate kombëtare për parandalimin e dhunës në shkolla. 

Në ditët në vijim, Ministria e Arsimit dhe Sportit, do të paraqesi platformën kombëtare të veprimit e cila do të shoqërojë çdo orë mësimi në shkollat e vendit.