Ministry of Education and Sports

Shqipëri-Serbi: Studentët shqiptar dhe Serb, së bashku për të hedhur ura të reja drejt integrimit

Me rastin e ndeshjes së futbollit Shqipëri-Serbi në 8 tetor 2015, që do të zhvillohet në Elbasan, si edhe në kuadër të forcimit të marrëdhënieve mes dy vendeve tona me fokus zhvillimin rajonal dhe integrimin e përbashkët evropian, duke rritur dhe forcuar hapësirën e bashkëpunimit dhe të shkëmbimeve mes të rinjve shqiptar dhe serb, në fushën e arsimit, rinisë, kulturës dhe sportit, 60 studentë serbë të moshës 18-19/21 vjeç janë ftuar nga Ministria e Arsimit dhe Sportit, të ndjekin këtë ndeshje dhe të cilët gjatë qëndrimit të tyre janë pritur sot nga 60 studentë shqiptarë dhe do të akomodohen në familjet e tyre. 

Gjatë qëndrimit të tyre në vendin tonë, studentët serb, do të shoqërohen nga Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Zhvillimit Teknologjik të Republikës së Serbisë, Srdan Verbic, si dhe koordinator dhe përfaqësues të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit të Republikës së Shqipërisë. 

Për t’i uruar mirëserardhjen Ministrit Verbic dhe studentëve serb, Ministrja e Arsimit dhe Sportit e Republikës së Shqipërisë, Lindita Nikolla, i rezervoi atyre një pritje në vilën qeveritare 31.

Në agjendën e vizitës së studentëve serb, është parashikuar edhe pritja e tyre nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, si dhe aktivitete të tjera kulturore e më pas ndjekja e ndeshjes në “Elbasan Arena„ së bashku me bashkëmoshatarët e tyre shqiptar.

 

Vizita e studentëve Serbë në Shqipëri

7- 9 tetor 2015

 

Program  

 

E mërkurë, 7 tetor

15:15        Mbërritja e Ministrit të Arsimit, Shkencës dhe Zhvillimit Teknologjik të Republikës së Serbisë, Srdan Verbic dhe studentëve në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza”.

16:00    Mirëseardhje dhe drekë ofruar nga Znj. Lindita Nikolla, Ministër i Arsimit dhe Sportit e Republikës së Shqipërisë.
Vendi: Vila qeveritare nr.31

18:00        Studentët serbë dërgohen në familjet shqiptare në Tiranë.

20:00        Aktivitet rinor tek Bashkia e Tiranës.

 

E enjte, 8 tetor (dita e ndeshjes) 

08:30    Takimi tek Piramida.

09:00    Takim me Sh. T. Z. Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë.
    Vendi: Godina e Këshillit të Ministrave.

10:00    Udhëtim për në Durrës

11:00    Vizitë në amfiteatrin dhe muzeun arkeologjik të Durrësit.

13:00        Drekë pranë bregdetit në Durrës. 

17:00        Udhëtim për në Elbasan (Durrës – Elbasan 83 km).    

20:00        Ndeshja e futbollit.

23:00        Kthim për në Tiranë

23:30        Fjetja në familjet shqiptare

 

E premte, 9 tetor 

09:30        Nisja e studentëve për në Rinas. Takimi te Sheshi „Nënë Tereza”.