Ministry of Education and Sports

Shqipëria dhe Kosova së bashku për diasporën

Ditën e premte, Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla, ka pritur në zyrën e saj për një vizitë pune Ministrin e Diasporës të Republikës së Kosovës, Valon Murati.

Gjatë takimit mes dy Ministrave, u diskutua për rëndësinë e zbatimit të marrëveshjes për mësimin plotësues të gjuhës shqipe në diasporë dhe u dakordësua për dinamikën e zbatimit të kësaj marrëveshje.
Nga ana e saj, Ministrja Nikolla, sigurojë mbështetje pa rezervë për punën e Ministrisë së Diasporës duke konstatuar se diaspora shqiptare është një dhe e vetme dhe si e tillë do të trajtohet.
Në përfundim të takimit, të dy ministrat ranë dakord për realizimin e një takimi të përbashkët të të tre ministrave, Nikolla, Murati dhe Bajrami, si dhe të ekipeve të ekspertëve, në përfundim të të cilit do të ketë një dokument strategjik i mbështetur me një plan veprimi për përmirësimin e implementimit të marrëveshjes së mësipërme.