Ministry of Education and Sports

“20 NËNTORI, DITA NDËRKOMBËTARE E TË DREJTAVE TË FËMIJËVE”

E themeluar nga Kombet e Bashkuara në vitin 1954, Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve synon të promovojë mirëqenien e fëmijëve kudo, të parandalojë çdo formë dhune apo abuzimi ndaj tyre, si dhe të inkurajojë mirëkuptimin ndërmjet fëmijëve në gjithë botën.

Gjithashtu në 20 nëntor 1959 Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka miratuar Deklaratën e të Drejtave të Fëmijës dhe Konventën e të Drejtave të Fëmijës më 1989.

Dhuna tek fëmijët mbetet ende një fenomen global i përhapur.  Fatkeqësisht, ky fenomen mbetet një problem serioz edhe për Shqipërinë, duke u kthyer në një rrezik që pengon zhvillimin, shëndetin, mirëqenien, të drejtat themelore, dinjitetin e fëmijëve dhe të ardhmen e tyre e të vendit.

Në këtë kuadër, Ministria e Arsimit dhe Sportit në bashkëpunim me përfaqësues të shoqërisë civile ka hartuar dhe po zbaton planin kombëtar të veprimit “Stop Dhunës në Shkolla”, me synim parandalimin e fenomenit të dhunës në të gjitha shkollat e vendit.

Ministria e Arsimit dhe Sportit, fton të gjithë nxënësit, mësuesit, prindërit dhe çdo qytetar në vend që, jo vetëm të mos hezitojnë të denocojnë çdo lloj akti dhune i cili cënon të drejtat themelore dhe të shtrenjta të fëmijëve tanë, por edhe të bëhen pjesë e rëndësishme e përfshirjes së tyre në promovimin dhe zbatimin e këtij plani veprimi, i cili tanimë i është shpërndarë të gjitha shkollave në vend.