Ministry of Education and Sports

Shqipëri-Kosovë, takime për mësimin e gjuhës shqipe në diasporë dhe mërgatë

Prej dy ditësh, grupet e punës me përfaqësues të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit të Republikës së Shqipërisë dhe të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë të Republikës së Kosovës, po zhvillojnë takime mbi zbatimin e marrëveshjes “Për organizimin e përbashkët të mësimit të gjuhës shqipe dhe të kulturës shqiptare në diasporë dhe në mërgatë".

Grupet po punojnë për përgatitjen e një plan veprimi të qartë, për harmonizimin e legjislacioneve të vendeve përkatëse, hartimin e kurrikulave të unifikuara, përcaktimin e standardeve të përbashkëta për mësuesit e diasporës, si dhe organizimin e fushatave të përbashkëta  sensibilizuese.