Ministry of Education and Sports

Matura Shtetërore 2016, provimi i gjuhës së huaj

Ditën e nesërme, 04 qershor, në gjithë vendin, zhvillohet provimi i parë i Maturës Shtetërore 2015-2016, ai i gjuhës së huaj.

Pjesëmarrja e maturantëve për provimin e parë, atë të gjuhës së huaj, i cili do të jetë i nivelit B1, është 39 246 maturantë 2015-2016 dhe 1146 maturantë të mbartur, në total 40 392 pjesëmarrës.

Duke i uruar suksese të gjithë maturantëve, prindërve, mësuesve dhe stafit akademik, Zëvendësministrja e Arsimit dhe Sportit, Nora Malaj deklaroi sot, në një konferencë për shtyp se Ministria e Arsimit dhe Sportit, si edhe në vrazhdën e të gjithë viteve të Maturës Shtetërore, do të realizojë një monitorim rigoroz për procesin e MSh, pasi këtë vit, çdo notë që del nga provimet e Maturës Shtetërore, ka një vlerë shumë të madhe në notën mesatare të maturantëve.

‘Niveli i standardit të testit, niveli i procesit të provimit, zbatimi i Rregullores së Maturës dhe monitorimi nga Ministria e Arsimit dhe Sportit, do të jetë i një niveli të tillë që të garantojë cilësi, standard dhe garë të ndershme për të marrë maksimumin e këtij procesi. Ministria e Arsimit do të jetë prezentë në 207 qendra provimi, do të jetë prezentë në të gjithë procesin e monitorimit, që nga momenti i dorëzimit të kutive deri te pjesa e hedhjes së shortit të administratorit, e në mbylljen e provimeve të Maturës Shtetërore.” tha Zëvendësministrja Malaj.

Drejtoria e Policisë së Shtetit, do të garantojë standardin e gjithë procesit, në të gjitha qendrat e provimeve, në vend. Kurse Posta Shqiptare do të garantojë transportimin e materialeve të provimit, në të gjitha drejtoritë dhe zyrat arsimore.  

 Datat e provime të Maturës Shtetërore janë si më poshtë:

a) Gjuhë e huaj                                                  04 qershor 2016

b) Gjuhë shqipe dhe letërsi                               11 qershor 2016

c) Matematikë                                                   17 qershor 2016

d) Provime me zgjedhje                                    24 qershor 2016

 

Zëvendësministrja e Arsimit dhe Sportit, Nora Malaj bëri publike ‘Kujtesën për maturantët/kandidatët’

1. Maturanti paraqitet në qendrën e provimit 1 ore e 30 minuta përpara fillimit te provimit.

2. Maturanti duhet të ketë me vete,  vetëm dokumentin e identifikimit dhe stilolaps.

3. Maturanti plotëson testin vetëm me stilolaps me ngjyrë të zezë ose blu dhe ne pyetjet me alternativa rrethon vetëm alternativen e saktë.

4. Maturanti përjashtohet automatikisht nga provimi nëse mban me vete celular apo çdo mjet tjetër komunikimi në mjediset e provimit.

5. Maturanti nuk duhet të dëmtoje kodin e sekretimit të testit, apo të vendos mbi te shenja të dallueshme dhe te veçanta.

6. Maturanteve me aftësi te kufizuara do t’ju krijohen kushtet e përshtatshme për zhvillimin e provimit.

7. Maturantët që dorëzojnë testin përpara kohës se mbarimit te provimit, nuk largohen nga qendra e provimit.

8. Maturanti nuk mund të:

           a) ndryshojë vendin e caktuar;

           b) komunikojë apo të japë informacion me maturantet e tjerë;

           c) refuzojë kontrollin nga ana e administratoreve

9. Provimi do të fillojë në orën 10.00 dhe do të zgjasë 2 orë e 30 minuta.