Ministry of Education and Sports

 Matura Shtetërore 2016, Provimi i matematikës

Ditën e nesërme, 17 qershor, do të zhvillohet provimi i Matematikës, provimi i tretë i Maturës Shtetërore 2016, i cili mbyll edhe ciklin e provimeve detyruese. Provimi do të zhvillohet në 201 qendra në të gjithë vendin dhe do të marrin pjesë 42.400 maturantë të shkollave të mesme, për të gjitha profilet.

Në një konferencë për shtyp, Zëvendësministrja e Arsimit dhe Sportit, Nora Malaj, deklaroi se MAS dhe institucionet e varësisë kanë marrë të gjitha masat për menaxhimin dhe zhvillimin korrekt të procesit të provimit, nga fillimi deri në mbylljen e tij.

Duke falënderuar maturantët, prindërit, mësuesit dhe stafin akademik, Zëvendësministrja e Arsimit dhe Sportit, Nora Malaj theksoi edhe një herë se për nxënësit dhe administratorët që do të thyejnë rregulloren e MSH gjatë procesit të provimit do të merren masat e duhura.

“Ka pasur raste penalizimi ndaj maturantëve të cilët kanë thyer rregulloren e MSH gjatë zhvillimit të dy provimeve, atë të ‘Gjuhës së huaj’ dhe ‘Gjuhë shqipe dhe Letërsi’. 5 maturantë janë penalizuar për shkak të mbajtjes së celularit në provimet e zhvilluara, duke i vendosur në veshjet e brendshme apo edhe nën atlete. Ka pasur 3 raste kur maturantët janë paraqitur me identitet të rremë dhe kjo i përketë shkollave me kohë të pjesshme, 2 raste janë penalizuar për shkak të mosrespektimit të kodit të etikës dhe komunikimit me administratorët.’ tha znj.Malaj.

Zëvendësministrja e Arsimit dhe Sportit, Nora Malaj, deklaroi se do të ketë 3 formate testesh, teste për gjimnazin e përgjithshëm, testi për arsimin profesional dhe testi i matematikës për gjuhët e huaja. Provimi është i ndërtuar me 25 pyetje, ku 13 janë me alternativa dhe 12 me zhvillim.

Drejtoria e Policisë së Shtetit, do të garantojë standardin e gjithë procesit, në të gjitha qendrat e provimeve, në vend. Kurse Posta Shqiptare do të garantojë transportimin e materialeve të provimit, në të gjitha drejtoritë dhe zyrat arsimore.  

 Datat e provime të Maturës Shtetërore janë si më poshtë:

a) Gjuhë e huaj                                                  04 qershor 2016

b) Gjuhë shqipe dhe letërsi                               11 qershor 2016

c) Matematikë                                                   17 qershor 2016

d) Provime me zgjedhje                                    24 qershor 2016

 

Zëvendësministrja e Arsimit dhe Sportit, Nora Malaj bëri edhe njëherë publike këshillat ndaj maturantëve/Kandidatëve, në zbatim të Rregullores së Maturës Shtetërore 2016

 

·  Provimi do të fillojë në orën 10.00 dhe do të zgjasë 2 orë e 30 minuta.

·  Maturanti paraqitet në qendrën e provimit 1 ore e 30 minuta përpara fillimit te provimit.

·  Maturanti duhet të ketë me vete, vetëm dokumentin e identifikimit dhe stilolaps.

·  Maturanti plotëson testin vetëm me stilolaps me ngjyrë të zezë ose blu dhe ne pyetjet me        alternativa rrethon vetëm alternativen e saktë.

· Maturanti përjashtohet automatikisht nga provimi nëse mban me vete celular apo çdo mjet tjetër komunikimi në mjediset e provimit.

· Maturanti nuk duhet të dëmtoje kodin e sekretimit të testit, apo të vendos mbi te shenja të dallueshme dhe te veçanta.

·  Maturanteve me aftësi te kufizuara do t’ju krijohen kushtet e përshtatshme për zhvillimin e provimit.

· Maturantët që dorëzojnë testin përpara kohës se mbarimit te provimit, nuk largohen nga qendra e provimit.

·  Maturanti nuk mund të:

           a) ndryshojë vendin e caktuar;

           b) komunikojë apo të japë informacion me maturantet e tjerë;

           c) refuzojë kontrollin nga ana e administratoreve