Ministry of Education and Sports

Takimi i ministres së Arsimit dhe Sportit, znj,Lindita Nikolla, dhe Kryeministrit, Z.Edi Rama, me nxënësit që u renditën në ekselencën e PISA 2015

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Znj.Lindita Nikolla së bashku me kryeministrin e Shqipërisë, Z.Edi Rama zhvilluan takim me 56 nxënësit që u renditën në ekselencën e PISA 2015.

Në fjalën e saj ministrja e Arsimit dhe Sportit, Znj.Lindita Nikolla vlerësoi nxënësit për rezultatet e larta dhe  falenderoi ata, prindërit e tyre dhe posaçërisht mësuesit për përkushtimin e tyre.

“Mirënjohje për nxënësit dhe arritjet e tyre, për punën e bërë bashkarisht me mësuesit. Është nder i madh që në nivelin e 6 ku renditen rezsultatet më të larta në vlerësimin prestigjoz të PISA renditen 56 nxënës të Shqipërisë në tre fusha kryesore: lexim, shkenca dhe matematikë. Në shkenca kanë arritur nivelin gjashtë 99 nxënës, në lexim 119 nxënës dhe në matematike 250 nxënës, Pra për secilën fushë ne kemi sot 468 lëvdata  respective falë arritjes së këtyre nxënësve . Ju jeni më të mirët, jeni 56 nxënës nga e gjithë Shqipëria që edhe në shkencë edhe në lexim por edhe matematikë keni arritur nivelin gjashtë. Jeni krenaria e prindërve tuaj! Ju jeni 56 lëvdata të punës suaj, mësuesve dhe jeni 56-fish angazhime te reja për të vijuar në rrugën tonë të arsimit. PISA ka matur jo vetëm njohuritë tuaja por edhe sa  dhe si dini ti përdorni atë. Diferencën në testin e PISA e bëjnë vajzat nga ku 56 nxënësit 32 ishin vajza ndërsa djem 24Në përdorimin e kompetencave shkencore,kemi një rritje me 18 pikë, krahasuar me 2012, duke arritur mesatarisht 427 pikë. Niveli 6 është arritur vlerësimi me mbi 708 pikë,që është niveli më i lartë i arritjeve. Ndër ta janë 47  nxënës shqiptarë. 28 vajza dhe 19 djem. E para me 830 pikë Drisela Kullolli. Në përdorimin e kompetencave që të kuptohet saktë ajo që lexohet, nxënësit tanë kanë  rritje prej 10 pikësh mesatare, duke marrë 405 pikë. Niveli 6 me 698 pikë, niveli më i lartë i  arritjeve. 56 nxënës shqiptare. 32 vajza dhe 24 djem.  E para me 860 pikë Ariada Nurce. Në përdorimin e kompetencave matematikore, kemi rritur në 413 pikë. Shqipëria është renditur si vendi i tretë me rritjen më të madhe të pikëve mesatare.Niveli 6 me mbi 669 pikë, niveli më i lartë i arritjeve. 54 nxënës shqiptarë, 31 vajza dhe 24 djem. E para me 867 pikë Drisela Kullolli. Kemi ende shumë punë për të bërë sepse ju jeni modeli i shkëlqyer që na thoni  punoni fort, pastër dhe ndershëm e me të vërteta!”

Kryeministri I Shqipërisë Edi Rama nxënësit pjesëmarrës në PISA 2015 i quajti modele frymëzimi duke theksuar se reforma në arsim ka sjellë ndryshime rrënjësore.

Sikur reforma në arsim të ishte bërë 20 vjet më parë, sot do të ishim duke bërë një diskutim krejt tjetër dhe do të kishim një vend tjetër. Ky është rezultat i jashtëzakonshëm i vetëvendosjes individuale. Kemi ndërmarrë një reformë që të tjerët nuk e ndërmorën kurrë, pasi preferuan të mjaftohen duke i dhënë njerëzve lëmosha. Të gjithë merrnin nga një diplomë, diplomat fiktive përbënin jo vetëm një iluzion por dhe një tradhëti të madhe për të ardhmen e gjeneratës tjetër. Por asnjëherë nuk është vonë, për më tepër kur është në pyetje fati i një gjenerate të tërë që vjen pas. Nëse gjenarata  e atyre që lindën kur ndryshoi sistemi sot mund të konsiderohet një gjeneratë e tradhëtuar nga shteti, gjenerata juaj nesër duam të jetë një gjeneratë që jo vetëm të mos jetë e tradhëtuar por do ketë në dispozicion mjete të siguruar nga dija që do ti japin shumë më tepër mundësi për të ndryshuar botën”

56 nxënësit me rezultatet më të mira në PISA 2015 u vlerësuan me certifikata mirënjohje nga ministria e Arsimit dhe Sportit.