Ministry of Education and Sports

Vizita e Ministres së Arsimit dhe Sportit në qarkun e Shkodrës

 

Në ditën e parë të rifillimit të shkollës ministrja e Arsimit dhe Sportit shoqëron mësuesit që udhëtojnë nga qyteti i Shkodrës për ne Postribë. Buxheti i arsimit mbulon transportin e 1624 mësuesve të Shkodrës dhe 3298 fëmijëve. Në shkollën e mesme të bashkuar të Postribës ministrja Nikolla zhvilloi një takim me mësuesit dhe më tej me maturantët e kësaj shkolle. Në takimin me mësuesit e shkollës “Adem Haxhija” ministrja theksoi se mbështetja për mësuesit ka qenë dhe do mbetet prioritet i punës së qeverise, pasi sipas znj. Nikolla ata janë faktor kryesor i rezultateve në arsim.

Gjatë bashkëbisedimit me maturantët ministrja e vuri theksin tek shpallja e kritereve nga universiteteve dhe gjithë mënyrat e komunikimit dhe informimit të maturanteve nga ana e institucioneve të arsimit te lartë dhe Ministrisë së Arsimit dhe Sportit mbi këtë proçës. Për shkak të vetëdijes së plote që në infrastrukturën arsimore ka ende shkolla të cilat kanë nevojë për investime, ministrja Nikolla ndaloj e vizitoi një shkollë të tillë me probleme infrastrukturore.

Shkolla “Ura e Shtrenjtë” e cila është shkolle vartëse e shkollës “Adem Haxhija” tashmë të rindërtuar me fondet e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, shkolla 9 vjeçare e Prekalit. Në shkollën “Ura e Shtrenjtë” znj. Nikolla u ndal duke takuar mësues, prindër dhe përfaqësues të pushtetit vendor duke u angazhuar në realizimin e një ndërhyrje infrastrukturore sa më të shpejtë edhe në këtë shkollë.

Në ndihmë te mësuesve që punojnë në klasat kolektive, ministrja Nikolla, falë donacioneve të partnereve, dhuroi aparate audiovizive dhe platformën digjitale të mësimdhënies. Ministrja Nikolla vijoi vizitën e saj në shkollën 9 vjecare “Prekal”. shkolle në të cilën, falë investimit të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, janë krijuar kushtet e duhura, që nxënësit dhe mësuesit të zhvillojnë mësimin në kushte mjaft të mira, pavarësisht vështirësive të zonës. Gjatë takimit ministrja bashkëbisedoi dhe me mësuesen Blerina Çanga, një mësuese e re, e punësuar nga portali “Mësues për Shqipërinë”, e cila me shume përkushtim bën çdo ditë 32 km rruge për të qenë pranë nxënësve të saj. Emocionues ishte takimi i ministres me mësues Dash Hasi, i cili prej 36 vitesh ushtronte gjithë pasion profesionin e tij në të njëjtën shkollë, me vogëlushet e ciklit te ulet.

Ministrja Nikolla në përfundim të vizitës së saj në Qarkun e Shkodrës, mori pjesë në analizën e punës së Drejtorisë Arsimore Rajonale Shkodër, gjatë së cilës mësues dhe drejtues te qarkut, transmetuan mendimet e tyre.