Ministry of Education and Sports

Zëvendësministri Dimraj takim me Presidenten e Konfederatës Botërore të Fizioterapistëve Znj. Bazin

Zëvendësministri i Arsimit dhe Sportit, Z. Rauf Dimraj ishte i pranishëm në Kongresin e tretë Kombëtar të Fizioterapisë, zhvilluar në datat 20-21 maj 2017 në Hotel Tirana Internacional.

Z. Dimraj diskutoi për një temë tepër të rëndësishme, atë të efiçencës fizike për shëndetin, e cila është e lidhur me rrugën për rehabilitimin dhe përmirësimin e cilësisë së shëndetit të individit. Zëvendësministri trajtoi me argumente idenë se në vendin tonë është e nevojshme që fizioterapistët të vlerësohen dhe certifikohen për sa i përket aftësive të tyre, pasi në këtë mënyrë shmangen abuzimet për rrugën e trajtimit empirik të pacientëve.

Në këtë Kongres ishte e pranishme edhe Presidentja e Konfederatës Botërore të Fizioterapistëve  Znj. Sarah Bazin,  e cila vlerësoi diskutimin e Z.Dimraj dhe menjëherë zhvilloi një takim të posaçëm me zëvendësministrin, referuar temës në fjalë.   

Ditën e sotme, në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit u realizua takimi i dytë midis Presidentes së Konfederatës Botërore të Fizioterapistëve  Znj. Sarah Bazin dhe Zëvendësministrit Dimraj.

Gjatë këtij takimi, Znj.Bazin u njoh në detaje të hollësishme për përmbajtjen polifunksionale të “Platformës së edukimit fizik në arsimin parauniversitar, mosha 3-18 vjeç”, miratuar nga Ministria e Arsimit dhe Sportit.

Në përfundim, Presidentja e Konfederatës Botërore të Fizioterapistëve, Znj. Sarah Bazin, përgëzoi Zëvendësministrin për këtë arritje të shkëlqyer për edukimin fizik në shkollat e Shqipërisë dhe rekomandoi që kjo strategji zhvillimore për lëvizjen fizike, të bëhet e njohur edhe në shtete të ndryshme të Europës.