Ministry of Education and Sports

Njoftim për ndërprerjen e procesit mësimor

NJOFTIM

Sipas Institutit të Gjeoshkencës, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit (IGJEUM), por edhe nga shërbimet
meteorologjike që bashkëpunojnë me Emergjencat Civile, informohemi paraprakisht se moti në të
gjithë territorin e vendit gjatë datës 01 dhjetor 2017, është drejt përkeqësimit, pasi priten reshje të
dendura shiu.
Për sa më sipër, Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë njofton pezullimin e procesit mësimor, në
datën 01 dhjetor 2017, në të gjitha institucionet arsimore të arsimit parauniveristar.
Dita e humbur e procesit mësimor do të zëvendësohet një ditë tjetër.

Njoftim per nderprerjen e procesit mesimor