Ministry of Education and Sports

Fjala e Ministres së Arsimit, Sportit dhe Rinisë gjatë fillimit të Programit Kombëtar të Praktikave të Punës

Përshëndetje të gjithëve,

Në fakt nuk mund të shtoj më shumë nga argumentet që CEO i ‘Intesa Bank’ tha këtu për të gjithë ne. Për një program që është një program ‘Win-Win’, por së pari duket sikur është për ju të rinjtë, por së pari në fakt është për ne, për administratën publike, për ne njerëzit e politikës që jemi aty për të bashkërenduar punët së bashku me gjithë stafin dhe ekipet në ministritë tona, sepse falë jush, eksperienca të tilla kanë ndihmuar që stafet tona të administratës publike, por pse jo edhe unë vetë të kem shumëçka për të mësuar nga energjia, nga përpjekja, nga vizioni dhe për të punuar fort që ëndrra e të rinjve që kanë mundësinë të jenë pjesë e praktikave të punës në institucionet qendrore, të jenë shtysa dhe thelbi i gjithë përpjekjes sonë për t’i bërë realitet ato. Ndaj, unë do të sillja këtu një shembull disi më sinjifikant në fakt, t’ju them që falë njohjes me shumë të rinj e të reja si Ergisa në MASR, sot ju them me plot gojën që unë jam krenare dhe e lumtur që stafi i kabinetit të ministres së Arsimit është me ekselentë, të rinj e të reja që janë këshilltarët më të mirë që unë kam pasur ndonjëherë.

E vërtetë që rrugëtimi i Ergisës, apo mundësia e shfaqur përpara Migenës, ashtu sikurse edhe afro 500 të rinjve është një realitet që patjetër duhet guxuar për të marrë pjesë, por edhe duhet përdorur nga secili prej jush si një instrument njohje me gjithë fushën e veprimit të Administratë Pubike si një mundësi për t’u besuar fort që mund të kthehet edhe në një mundësi reale nesër për punësimin tuaj në administratë. Ndaj, rrugëtimi i Ergisës për të cilën unë di t’ju them që ka qenë aty në MASR edhe kur s’ishte fituese e procedurave të Administratë Pubike, me të njëjtin pasion, me të njëjtën energji, por dhe me të njëjtin produkt në të gjitha nismat dhe reformat që MASR ka ndërmarrë. Gjë që padyshim ka mundësuar që për ekipet që kanë pasur fatin ta kenë Ergisën pjesë të gjithë përpjekjes, sigurisht ka mundësuar histori të re të ekselencës së saj por jo vetëm, por edhe gjithçkaje që një vajzë e re apo një djalë i ri kërkon të bëjë të vetat në Shqipërinë që po rend drejt integrimit Evropian.

Unë nuk do flas shumë retorikë për këto mundësi, se vetë fakti që këtë vit numri i aplikantëve në këtë program është shumë herë më i madh se sa një vit më parë, janë arsye të forta që ne të mundësojmë në vitet e ardhshme edhe më shumë pozicione, edhe më shumë institucione që ofrojnë mundësi për të realizuar, për një numër më të madh të praktikave të punës, ashtu sikurse ju them që nga ju 500 që sot jeni përzgjedhur për praktikat e punës, janë afro 200 ndër ju që do të përzgjidhen me ato kontratat 1- vjeçare të punës në këto institucione që të mundësojnë edhe më shumë njohje më të plotë, edhe më shumë sukses nesër, kur ju në zgjedhjen tuaj të lirë të doni të konkurroni për vendet vakante në administratën publike, por jo vetëm, edhe në eksperienca të vyera e të çmuara që ju i keni parë në bizneset që janë pjesë tashmë e këtij programi dhe që është një risi e vitit 2017 të cilin ne do ta zgjerojmë edhe në vitet e ardhshme.

Sigurisht, puna nuk matet me retorikë, nuk matet as me klikime. Puna matet me rezultate konkrete. Ndaj, do të doja të fokusohesha tek rezultatet konkrete të këtyre 100 ditëve të para të punës sonë, MASR dhe për të cilën unë jam besoj me gjithë skuadrën e kësaj ministrie, jemi tejet të angazhuar por edhe të mbresuar në kuptimin më të plotë të fjalës, pozitivisht për të bërë edhe më shumë rreth këtij fakti që programet e rinisë janë tashmë pjesë e MASR.

Ju vini nga universitete, ata që vijnë nga universitetet shqiptare të akredituara ndërkombëtarisht. Nuk ka më asnjë dilemë, nga të gjitha institucionet e arsimit të lartë se ofrojnë diploma false, se ofrojnë diploma që blihen, që ofrojnë diploma që nuk njihen në Evropë, përkundrazi. Ky 100 ditësh përmbylli një proces të rëndësishëm të reformimit të universiteteve shqiptare, atë të akreditimit ndërkombëtar nga agjencia britanike që është lider e agjencive ‘ENKA’ që mundësojnë verifikimin dhe sigurimin e cilësisë në institucionet e arsimit të lartë.

Jemi po ashtu vendi, ndër vendet do të thoja, që janë në pararojë të implementimit të sipërmarrjes dhe jo duke e përshtatur në kushtet e Shqipërisë, por duke marrë siç është standardi ndërkombëtar i ‘Junior Achievement’ në gjithë ciklin e arsimit parauniversitar.

Pra, nga klasa e parë deri në klasën e XII-të, nxënësit shqiptarë, të rinjtë e të rejat e Shqipërisë, do të kenë mundësinë që të aftësohen me shprehi, me njohuri, me qëndrime, për t’u njohur me mundësitë për të bërë biznes, me aftësitë e sipërmarrjes dhe për t’u përshtatur gjithnjë e më mirë me tregun e punës. Në këto 100 ditë, jo më larg se sa dy ditë më parë, ne e mundësuam duke përmbyllur gjithë ciklin edhe në maturë në klasën pra të XII-të të ciklit të arsimit parauniversitar, pikërisht implementimin e sipërmarrjes në arsimin parauniversitar. Por ky është një lajm që ju shërben të gjithëve ju në fakt dhe jeni ju ata që e masni.

Nuk janë as klikimet dhe as retorika.

Besoj që kemi një mundësi të re për të cilën këto 100 ditë kanë mundësuar që të gjitha institucionet tona pa përjashtim në nivel qendror të punojnë me procesin e derregullimit, dhe unë, përfitoj nga rasti për t’ju ftuar ju 420 praktikantë që do të operoni pikërisht në institucionet e pushtetit qendror, pra në ministri, të shikoni se çfarë ka ndodhur realisht me procesin e derregullimeve, çfarë kemi bërë ne për të mundësuar një shërbim dinjitoz dhe cilësor për qytetarët, duke pamundësuar orët e gjata të pritjes apo sorollatjet nga njëra zyrë në zyrën tjetër, pa marrë përgjigje, ditë të harxhuara, para të shpenzuara për të marrë shërbimin që ju takon, por që shpesh herë kalonte jo vetëm në ditë por edhe muaj pa marrë shërbimin, pa marrë përgjigje nga administrata.

Ju keni fatin që puna që është bërë në këto 100 ditë në të gjithë ministritë në gjithë shërbimin e Administratës Publike, ta matni se sa i vërtetë është fakti i një reforme të thellë të derregullimit të të gjitha shërbimeve në institucionet tona.

Unë, modestisht, do të doja të ndaja me ju, atë çfarë ne kemi bërë në MASR. Janë disa tipologji, por që ju do t’i prekni në fakt kur ju të jeni pjesë e punës dhe e praktikës në MASR, një fakti që MASR nuk është më institucioni që ofron dhe politika dhe shërbime, është institucioni që kujdeset për mirëfunksionimin e programeve, politikave, strategjive dhe për shërbimet ne do të kemi një qendër, Qendra e Shërbimeve Arsimore, që në fakt ekziston, nuk krijohet një qendër e re, por modernizohet gjithë shërbimi që kjo qendër ofron, e para. E dyta, që qytetarët të mos sorollaten sa në një derë të ministrisë në një agjenci varësie, diku në një shkollë, diku në një universitet, por t’i marrin të gjitha shërbimet në një qendër unike që ofrohet nga QSHA.

Tjetër ndryshim që do të jeni ju ata që do të flisni më shumë se sa retorika dhe klikimet, është fakti që MASR përmes këtij procesi derregullimi, për të cilin unë dua të falënderoj gjithë stafin se ka bërë një punë të shkëlqyer, merr përsipër shumë nga detyrimet që deri dje kishte qytetari, për shumë prej dokumenteve që MASR lëshon, barra i bie MASR apo institucioneve të saj të varësisë për t’i paraqitur këto dokumente të qytetarit dhe jo siç ka qenë deri dje, pra qytetarët sorollaten për të vërtetuar informacion dhe dokumente që në fakt certifikohen dhe dalin nga MASR apo nga institucionet e saj të varësisë. Ka një peshë të madhe të shumë prej shërbimeve që kjo barrë nga qytetari kalon tek administrata, kalon te gjithë agjencitë e varësisë.

Dhe tjetra që dua të them, ne kemi hequr nga dokumentet që u kërkohej qytetarëve për 44 shërbimet që ofronte sektori i arsimit, 170 dokumente, duke lënë vetëm 86. Pra, kemi një përmirësim, rreth 66% të dokumentacionit që i kërkohej qytetarëve.

Kjo është një punë e realizuar në këto 100 ditë, jo në mënyrë të njëanshme apo nga një zyrë e veçantë, qoftë kjo edhe e ministrit të Arsimit, por përmes proceseve tejet të shëndetshme diskutimi, sugjerimesh dhe analizash të thella, në mënyrë që ne, jo vetëm të përmirësojmë shërbimin ndaj qytetarëve, por ajo që është shumë e rëndësishme, të mundësojmë një administratë evropiane moderne për Shqipërinë që duam.

Ndaj, unë jam shumë e lumtur që pikërisht ky proces, start i këtij shërbimi të përmirësuar përmes procesit të derregullimit, të jeni edhe ju dëshmitarë, jo vetëm për ta parë por edhe dëshmitarë për të shërbyer pikërisht në këto kushte të reja.

 Ndërkohë që, lejomëni po ashtu t’ju them që unë besoj fort që asnjëherë dhe askush nuk mund të quhet shumë i ri për t’i ndryshuar gjërat. E kundërta është e vërteta. Ju jeni arsye të forta, pikërisht se jeni të rinj dhe të mirë shkolluar, padyshim me pasionin për të ndërtuar një Shqipëri evropiane, që do të mundësoni ndryshime, thellime në gjithë këtë punë që është nisur në administratë dhe padyshim do të jeni një zë i fortë për të mundësuar edhe të tjera ndryshime në emër të një shërbimi më cilësor dhe në emër të nëpunësve të Administratës Publike që janë aty, për të shërbyer në standardet më të larta që i takon një vendi demokratik që aspiron për të qenë pjesë integrale e BE dhe zoti Pedrozzi, tregoi këtu që për nga cilësitë, për nga niveli i aftësive nuk bëni diferenca edhe me bashkëmoshatarët tuaj në vende të tjera që administratën publike e kanë padyshim një vlerë në shërbim të qytetarëve, një vlerë në shërbim të zhvillimit të vendit.

 Jeni pasuria më e vyer që një shoqëri ka, jeni kapitali njerëzor, ndaj lejomëni t’ju them edhe një herë që jeni totalisht në vëmendjen e qeverisë për të mundësuar jo vetëm suksesin tuaj në tregun e punës, por meqenëse jemi në MASR, për të mundësuar së pari, universitetet dhe gjithë sistemin tonë arsimor të bëjë detyrat e veta të shtëpisë duke përshtatur kurrikulat, duke modernizuar metodologjinë e mësimdhënies në mënyrë që gjithçka që programet e studimit në universitetet tona ofrojnë, të jenë të përshtatura me nevojat e tregut të punës në kuptimin e aftësive, shprehive dhe gjitha nevojave që ky treg ka, që është po ashtu shumë e vërtetë, që po ndryshon gjithnjë e më shumë dhe ku ndryshimi është aq i shpejtë sa që kërkon zhdërvjelltësi dhe tjetër funksionim të gjithçkaje që lidhet me formimin akademik tuajin.

Dhe në këtë këndvështrim, lejomëni t’ju them që ky 6-mujor do të jetë 6-mujori që starton puna e përgatitjes edhe në një aftësi tjetër që është aftësia në gjuhët e huaja. Në të gjithë universitetet publike të vendit, ne do të mundësojmë kurset e gjuhës angleze falas, jo vetëm për studentët e atyre universiteteve, por për të gjithë të rinjtë e të rejat e Shqipërisë në ato komunitete ku këto universitete vijojnë, ashtu sikurse kemi filluar punën dhe po bëjmë një studim të detajuar për nevojat që shumë rajone të vendit kanë, ku ndodhen universitetet, për të parë se cilat janë kërkesat e tregut të punës, kush janë profilet dhe degët prioritare për zhvillimin e rajoneve, por pse jo edhe në plan kombëtar, zhvillimin e vendit, dhe gjithnjë e më shumë ne të orientojmë zgjedhjen e maturantëve për në universitet konform nevojave të tregut të punës dhe konform prioriteteve që Shqipëria ka për zhvillim.

 Dhe, meqenëse fola për prioritetet, le të zbuloj para jush dhe para gjithë të tjerëve në fakt që na ndjekin, që një nga prioritetet do të jetë mësuesia, një reformë e thellë tërësore në fakultetet e edukimit dhe në programet që formësojnë mësues. Ju nuk mund të keni për fëmijët tuaj mësues sot bashkëmoshatarët tuaj sot që performojnë më dobët në gjimnaze apo në universitet.

Kjo histori duhet të marrë fund dhe për sa na takon ne do të ndërmarrim të gjitha incentivat e nevojshme për të mbështetur me bursa studimi ekselentët maturantë që zgjedhin të jenë mësues.

Ashtu sikurse qe këtë vit, së bashku me fakultetet dhe universitetet sepse është në zbatim, sigurisht, edhe të autonomisë së tyre. Fakti që kriteret për t’u pranuar në fakultete duhet të jenë fakultetet e mësuesisë specifikisht sepse është prioriteti ynë kombëtar. Do të jenë shumë të forta, dhe për sa i takon qeverisë, diskutojmë atë që ligji na njeh si detyrim, për të parë se sa ne do të rrisim mesataren për të gjithë ata maturantë që kërkojnë të vazhdojnë mësuesi. Ky është një hap i rëndësishëm, i domosdoshëm për të mundësuar që në shkollat tona ne të kemi mësues cilësor sepse është thelbi kyç i suksesit për të pasur cilësi në gjithë sistemin tonë arsimor, ashtu sikurse ne jemi në këto 100 ditë, ne arritëm të kualifikonim, të trajnonim rreth 20 mijë mësues të cilët i kishin evidentuar nevojat e tyre përmes një testi të personalizuar tejet profesional. Dhe sot, mund të themi që 2,200 mësues që në testim dolën në nivelin e nevojave emergjente për kualifikim, sot kanë dalë nga ai nivel dhe kemi ri startuar një program të ri, konform standardeve më të mira europiane, për kualifikimin e gjithë mësuesve që janë në sistem.

Por ju të dashur djem e vajza që do të punoni në AP, do të keni shansin të provoni edhe një moment tjetër të punës së qeverisë në këto 100 ditë që lidhet me bashkëqeverisjen. Ju do të jeni aty për të parë gjithë momentet tona të punës, jo vetëm për të kthyer përgjigje shumë ankesave, problematikave, refleksioneve nga qytetarët se sa dhe si po e marrin shërbimin në zyrat e AP, por patjetër, do jenë aty për të kuptuar edhe se cilat janë nevojat e qytetarëve, por edhe nismat e tyre për të ndryshuar situata, dhe unë kam fatin dhe përgjegjësinë të realizoj një prej nismave revolucionarizuese të shkollës shqiptare, një histori që kur është krijuar shkolla, ndryshon për herë të parë fakti i inicimit të një reforme tërësore në shkollë “3 lëndë në 6 orë”. Është një reformë që është pranuar nga prindërit, mësuesit për t’i dhënë përgjigje peshës së çantave dhe ngarkesës mësimore, por pasi mori formën e plotë të një projekti nga ideja deri në zbatim, në datën 1 shkurt, në të gjitha shkollat shqiptare, është me plot gojën një reformë tërësore që do të ulë ngarkesën e nxënësve, ngarkesën mësimore së pari, sigurisht edhe peshën e çantave, por ajo që është shumë e rëndësishme, do të krijojë më shumë hapësira dhe mundësi, së pari, për të ndryshuar mësuesit, qasjen e tyre të ndërveprimit në orën e mësimit dhe mosankimit më për mungesën e kohës për të realizuar format bashkëkohore të standardeve europiane të përçimit të dijes në një orë mësimi.

Besoj që, ata që do të punojnë në MASR do të shohin hap pas hapi se si kjo nisëm e ardhur nga një grup mësuesish dhe prindërish, falë portalit të bashkëqeverisjes do të kthehet në një realitet të ri në të gjitha shkollat e Shqipërisë, duke bërë jo thjesht një ndryshim rrënjësor të planifikimit të mësimit dhe të orarit mësimor, por ne do të matim bashkarisht edhe  ndryshimin për sa i përket cilësisë së arritjeve të nxënësve të gjithë shkollave shqiptare

Unë po e përfundoj këtu fjalën time, duke  u angazhuar në vend të parë për një mbështetje shumë më të madhe të rinisë, jo me fjalë, jo me retorikë, por me tregues të matshëm dhe kur them të gjithçkaje që ndodh dhe kur them rinisë, e kam të vështirë ta ndaj thjesht dhe vetëm me disa programe specifike që lidhen si ky program kombëtar. Por kur flas për rininë, kam parasysh atë që në fakt ne kemi një detyrë parësore që është gjithë sistemi ynë edukativ, gjithë sistemi ynë arsimor dhe sigurisht, patjetër për të plotësuar me gjithçka tjetër që lidhet me një jetë shumë më aktive, me një jetë shumë më të shëndetshme përmes aktiviteteve sportive dhe kulturore dhe sigurisht duke mundësuar përmes Shkollave Qendra Komunitare, lindjen e liderëve të rinj dhe mundësinë e risive që vijnë nga të rinjtë dhe të rejat të ndryshuar realitete të komuniteteve të tyre.

Në këtë aspekt, ju angazhohem në vet të parë, që do të jem padyshim një zë i fortë, një krah i fortë për të mbështetur çdo të ri e të re që beson fort që gjërat mund të ndryshojnë. Ne duhet të bëhemi gjithnjë e më shumë bashkë për të ndryshuar realitetin dhe asnjëherë asnjëri nga ju të mos mendojë që nuk ka as përvojën dhe as moshën e duhur për t’i bërë ndryshimet realitet. E kundërta është e vërtetë, ndaj FORCA! Suksese!

Faleminderit!