Ministry of Education and Sports

Fjala e ministres Lindita Nikolla në prezantimin e portalit "Mësues për Shqipërinë"

Përshëndetje dhe faleminderit të gjithëve.

Përshëndetje dhe një ndjesë, në fillim fare, se shumë prej jush vijnë pas një dite të lodhshme pune me nxënësit, por si gjithmonë mësuesit vazhdojnë e mbeten pjesa më idealiste e shoqërisë dhe edhe e harrojnë lodhjen dhe orët e zgjatura të punës kur kjo vlen për të bërë më të mirën për nxënësin, për të bërë më të mirën për shkollën dhe arsimin.

Unë ju ftoj të gjithëve ju, qoftë edhe për disa sekonda të kujtoni kur ne filluam portalin “Mësues për Shqipërinë” se sa skeptik ishin rreth nesh, shpeshherë edhe me të drejtë, se sa në një listë na u vërsulën duke e paragjykuar këtë portal, e pa folur pastaj edhe me dashakeqësinë duke na etiketuar si portali jo i Mësuesve për Shqipërinë, por si portali i Mësuesve për Partinë.

Sot ne ja dolëm të gjithë bashkë, besoj,  dhe janë rreth 4300 mësues, ata që janë dëshmia e gjallë që thonë se realisht ne mundëm të ndërtonim një sistem të ri vlere punësimesh në arsim. Mësues që nuk gjenin mundësinë për të ushtruar profesionin pa zarfin e korrupsionit, pa mikun e radhës, pa deputetin e partisë fituese të radhës apo kryetarin e bashkisë. Për t’u futur në arsim sot ne këtij shtegu ja kemi mbyllur rrugën dhe sot më as nepotizmi, as korrupsioni dhe as miku i politikës nuk janë më alternativa për të qenë mësues në shkollat ku studiojnë fëmijët tanë, por janë vetëm merita. Merita që falë teknologjisë vjen në kushte krejt të reja të transparencës. Dhe unë dëgjova me vëmendje, jo vetëm rrëfimin e mësuesve që rezultojnë të jenë mësuese që rezultojnë se e bëjnë detyrën e tyre në mënyrën më të mire në shkollën ku ato kanë zgjedhur të punojnë, është boll për të thënë se çfarë sjellim ne këtë vit me portalin e ri “Mësues për Shqipërinë” si ndryshim, më lejoni të dashur kolegë t’iu kujtoj që në momentin e parë kur ne lançuam portalin “Mësues për Shqipërinë” ishte një përgjigje direkte e një nevoje që lindi kur ne pamë se në sistemin arsimor rreth 5000 mësues rezultonin që ishin ose pa arsimin përkatës ose jashtë profilit. Ju përgjigjem duke ju ndërtuar një metodologji krejt të re, për ti dhënë përgjigje thelbit të problemit, sepse këta mësues që ishin në sistem jashtë profilit apo pa arsimin përkatës, ishin fakte të gjalla që ishin aty falë mundësisë që sistemi lejonte, që ishte korrupsioni, nepotizmi dhe politika. Ne zgjodhëm një rrugë më të gjatë për ti dhënë një përgjigje shteruese këtyre fenomeneve dhe duke vënë në thelb të procesit të punësimeve në arsim, pikërisht meritën.

U zotuam, dhe besoj në këto 3 vite dhamë nevojshëm dhe mjaftueshëm arsye që ky është një sistem më i drejtë në respekt të meritës, por që padyshim çonte në shkolla mësuesit më të mire për të mësuar edhe cilësinë e duhur në shkollat ku mësojnë fëmijët tanë. Por le ta themi që sistemi kishte ende nevojë për t’u përsosur, sepse ne kemi dëgjuar me vëmendje ata mësues që nuk kishin informacionin për vendet e lira, ata mësues që jo gjithmonë, siç mësueset rrëfyen këtu, telefonoheshin në kohën e duhur për vendet e lira që krijoheshin. Jo çdo kohë mësuesi ishte i informuar për listën nëse drejtori i drejtorisë arsimore ose i zyrës arsimore vendoste ta publikonte në mjediset e zyrave dhe drejtorive përkatëse e kështu me radhë.

Ndaj në këto 100 ditët e para të punës ne u angazhuam që do të përsosim portalin “Mësues për Shqipërinë” dhe unë dua të falënderoj këtu të gjithë profesionistët e shkëlqyer të rrjetit akademik shqiptarë që bënë të mundur këtë, për t’iu dhënë përgjigje edhe për të pamundësuar çdo shteg sado i vogël qoftë penetrimi të historive të shkuara që lidhen qoftë edhe me kontratat e përkohshme, qoftë edhe me vendet e lira që krijohen në mënyrë të përkohshme por sigurojmë që çdo mësues punë kërkues është informuar në kohë reale për të gjithë procesin. Po ashtu ky portal siguron që mësuesit të dinë vendin që ku janë listuar, mundëson njoftimin përmes e-mail-it në adresën e vet për çdo vend të ri që krijohet, komunikimin po ashtu për pranimin ose jo të vendit të ri që krijohet dhe sigurisht klikimin në portal të faktit që pranon për t’u punësuar në këtë apo atë shkollë ku është vendi i lirë. Duke realizuar atë që ishte angazhimi ynë i 100 ditëve, zero korrupsion dhe politikë në pranimet në sistemin arsimor, pra punësimet e mësuesve. Ndaj duke dashur në mënyrë shumë të përmbledhur të thoja, të përsërisja se çfarë mundëson ky portal, kush janë pikët e tij më të forta, më lejoni ti ripërsëris:

E para transparenca. Mësuesi shikon në kohë reale këndin e mësuesit si është listuar, si është ecuria në listë, kush janë pikët e tij qoftë të testit, qoftë të dosjeve, pra është i informuar çdo çast për listën, ashtu sikurse është i informuar në kohë reale edhe për çdo pozicion të ri që krijohet.

Efikasiteti: Mësuesit nuk njoftohen më me telefonin sepse ajo e dëgjuat që më mori në telefon drejtoria, më mori në telefon, nuk njoftohen më nëpërmjet telefonit që varet nga vullneti i përfaqësuesve të drejtorive ose të zyrave arsimore, por njoftohet automatikisht ne e-mail-in e vetë, përmes portalit “Mësues për Shqipërinë”.

Vetë menaxhimi është një tjetër pikë e fortë e portalit të krijuar, sepse në hapësirën personale mësuesi ka mundësinë që të gjenerojë në të shumë nga certifikatat, trajnimet të tjera të dhëna të fituara ndërkohë.

Portabiliteti po ashtu, është një pike tjetër e fortë e portalit, sepse ky portal është i lidhur me portalin e trajnimeve dhe kualifikimeve, pra procesit tjetër të mësuesve që janë në sistem, kështu që çdo mangësi që shikohet në testime por dhe çdo pikë e fortë që vërehet nëpërmjet testimeve, mësuesi mund ta konfrontojë me ofrimin e shërbimit kualifikimit nga portali tjetër që është portali i kualifikimit të mësuesve dhe sigurisht është një kualitet krejtësisht i ri, cilësor i bazës së të dhënave për mësuesit për Ministrinë e Arsimit, për agjencitë në varësi të Ministrisë së Arsimit, sigurisht për tërë sistemin tonë arsimor. Sepse ne krijojmë një database shumë më cilësore, shumë më reale nga e cila ne mund të gjenerojmë statistikisht të dhëna të nëvojshme në mënyrë që ne të ndërtojmë strategji, politika, programe, ndërhyrje për të përsosur gjithë këtë sistem që lidhet jo thjeshtë dhe vetëm me rekrutimin por dhe me gjithçka tjetër që ka ky profesion i nderuar, pasi këta mësues bëhen pjesë të sistemit arsimor.

Tani unë do të doja të falenderoja të gjithë ata që e bënë të mundur, për të thënë sot me plot gojën me fakte, me të vërteta, që “Po” të gjithë bashkë ia dolëm, që të themi së fundmi që alternative e vetme për të qenë pjesë e sistemit arsimor është merita, merita e çdo mësuesi të diplomuar, të certifikuar përmes provimit të shtetit dhe sigurisht të renditura në portalin “Mësues për Shqipërinë”. Renditja në portal është ajo që përcakton edhe radhën e punësimit të çdo mësuesi. Historitë e së shkuarës, ndërhyrjes, politikës, korrupsionit, mikut xhepit e plot raste të shëmtuara kësisoj janë tashmë të pamundura, falë kontributit të gjithë skuadrës së arsimit por edhe shembullit të shkëlqyer të gjithë atyre mësuesve që besuan dhe sot  janë pjesë cilësore e trupave mësimore e shkollave të Shqipërisë. Por unë do doja të ndaja me ju të dashur kolegë që, portali “Mësues për Shqipërinë” është thjeshtë dhe vetëm një moment i një reforme tërësore që ne do të ndërmarrim ne të gjithë programet e mësuesisë, në të gjithë misionin do thoja që lidhet me këtë profesion të nderuar të mësuesit. Që do të thotë, janë tre komponentë të rëndësishme në këto 100 ditë, ne ndërtuam sistemin e ri të kualifikimeve dhe trajnimeve për të gjithë mësuesit që janë në sistem, së pari duke mundësuar falas trajnimin e 20 mijë mësuesve, “jo” trajnim i kryer sipas disa ideve që vinin nga Instituti i Zhvillimit të Arsimit apo në rastin edhe më keq nga zyra e ministres së arsimit, por kualifikime që kishin në thelb çështjet e lindura gjatë testimit që ne realizuam për mësuesin, pra një kualifikim në bazë të nevojave të dala nga ky testim për të gjithë mësuesit. Unë do doja të falenderoja të gjithë skuadrën e Institutit te Zhvillimit të Arsimit që treguan edhe  njëherë profesionalizëm dhe një cilësi të shtuar në gjithçka që bëjnë dhe në gjithçka kanë ndërmarrë përsipër në procesin e kualifikimit, kemi një portal. Edhe njëherë falenderoj përfaqësuesit e Rrjetit Akademik Shqiptar, që jo vetëm rrit transparencën për të gjithë ato Universitete apo agjenci që kaluan në atë sitën dhe filtrin e hollë të procesit të akreditimeve të programeve trajnuese, për të kuptuar se çfarë ndodh me ta në proces kualifikimi, por nga ana tjetër dhe për mësuesit për të mos qenë përpara faktit të kryer apo thjeshtë dhe vetëm nevojës për të marr ca kredite për kualifikim. Ne e kthejmë atë në një proces me në qendër nevojën e mësuesve dhe kur them nevojën e mësuesve, kam parasysh e çdo mësues profileve të caktuara në gjithë sistemin tonë arsimor.

Kemi një histori të re në lidhje me kualifikimet, ashtu sikurse besoj përmbyllëm edhe çdo mangësi të vërejtur në portalin “Mësues për Shqipërinë”, në lançimin që po bëjmë sot mbetet ende shumë për të bërë në procesin e formimit fillestar të mësuesve në fakultetet e edukimit. Ndaj lejomëni te ndaj edhe njëherë me të gjithë ju të dashur kolegë, faktin që ne kemi filluar punën me fakultet e edukimit për të përsosur kurrikulat e tyre, për të mësuar përafrimin e kurrikulave nga një institucion ne një tjetër institucion brenda një profili që formon mësues, por nga ana tjetër ne do të rrisim shumë dhe do të forcojmë kriteret e pranimit në fakultetet e mësuesisë duke bërë që nxënësit më të mirë, maturantët më të mirë të jenë ata që përthithen nga Fakultetet e Edukimit dhe për këtë ne do të fillojmë me mbulimin e tarifave të plota të studimit, jo thjeshtë për ata që shkojnë e zgjedhin të studiojnë matematikë por për maturantët më të mirë që zgjedhin të studiojnë matematikë apo çdo profil tjetër të mësuesisë. Ky do të jetë ne thelb një ndryshim shumë i madh, për të rritur cilësinë e formimit të mësuesve, sepse unë e përsëris dhe besoj biem dakord të gjithë ne nuk mund të presim që cilësia e arritjeve të nxënësve tanë të tejkalojnë cilësinë e mësuesve. E kundërta është e vërtetë, gjithnjë e më shumë mësues cilësor të çojmë drejtë shkollave aq më shumë pritshmëritë për të pasur arsim cilësor dhe arritje konform standardeve që ne duam të shkollave shqiptare për nxënësit mund të jenë të mundura.

Pra e përsëris ne do të kemi një rritje të notës mesatare si kriter hyrës për Fakultetet e mësuesisë në të gjitha programet e mësuesisë, e pa dyshim një proces për të cilat me fakultetet kemi filluar punën, kam edhe detyrimin që rrjedh për shkak të ligjit të ri të arsimit të lartë, dhe shumë shpesh ne do të kemi një histori besoj të re cilësore të formimit të fakulteteve të edukimit pa hequr dorë nga ato që është angazhimi i kësaj qeverie për ta bërë profesionin e mësuesit jo thjeshtë një profesion që kërkohet cilësi por një profesion të respektueshëm, për t’i kthyer dinjitetin në shoqëri aty ku i takon mësuesit, pa dyshim edhe duke i mbështetur me paga të rritura dhe është angazhimi ynë, dhe përsëris që do të vijojmë të ecim më rritjen e pagës së mësuesit deri ne masën 40% po ashtu edhe me një sërë iniciativash të tjera që lidhet si me orët mësimore, si me kushtet dhe investimet në infrastrukturat shkollore dhe me radhë. Do të jetë një mandat që i dedikohet mësuesit dhe në të gjitha hallkat, pra që në formimin fillestar të mësuesisë, procesin e rekrutimit, mbështetjen me kualifikim cilësor të gjithë mësuesve që janë në sistem dhe pa dyshim mbështetjen në karrierë mësuesve që performojnë më mirë, besoj ju e dini tashmë sepse është bërë edhe publik fakti që ne ndërtojmë shkollën e lidershipit, pra shkollën e menaxherëve të shkollave, pra drejtuesve të shkollave, do të jetë një shkollë konform standardeve më të mira Evropiane dhe më tej për të cilën ne jemi në bashkëpunim dhe po mbështetemi nga fondi Shqiptaro-Amerikan për zhvillim, do të jetë një shkollë e cila do të përfshijë jo vetëm ata që janë sot drejtues të shkollave por këdo që aspiron për të qenë drejtues shkolle dhe vetëm kalimi dhe formimi në këtë shkollë do të bëjë të mundur procesin e licensimit dhe do të  bëjë të mundur më pas edhe një angazhim tjetër tonin.

Drejtë shkollave ne do të presim fijet e politikës që çojnë në shkollë, jo menaxherin më të mirë të shkollës, por atë që është më pranë kësaj apo asaj partie. Janë operacione besoj që do të mundësojnë shërimin e gjithë këtyre fenomeneve për të cilat arsimi ka vuajtur, por mendoj që hap pas hapi gjithçka që ne kemi nisur po e adreson në mënyrë të plotë dhe të qartë këtë gjë. Ndaj unë do të doja edhe njëherë të gjithë mësuesit që presin të jenë pjesë e portalit të ri, pra e testimit të ri që do të bëhet t’i inkurajoj ata në përfshirjen në këtë proces dhe pa dyshim t’i siguroj që është  rruga e vetme që ata të jenë pjesë dinjitoze e sistemit arsimor, në kuptimin më të mirë dhe të plotë të fjalës dukë përdorur aftësitë e tyre, transparencën që i jep portali i ri “Mësues për Shqipërinë”.

Faleminderit!