Ministry of Education and Sports

Ministrja Lindita Nikolla, pas rezultatit të arritur të kombëtares së vajzave në volejboll, ka pritur skuadrën më zyrën e saj për t’i uruar për suksesin e merituar në Ligën e Evropës. Gjatë takimit të zhvilluar me drejtuesit e skuadrës, lojtarët dhe stafin teknik, të cilët merituan medaljen e bronzit, ministrja Nikolla deklaroi se ndihet krenar me këtë fitore në sportin e volejbollit dhe u premtoi më shumë mbështetje në mënyrë që të shtohen trofetë që meritoni nga mundi juaj, duke realizuar kështu maksimalisht objektivat dhe ngritur në një tjetër nivel këtë sport tradite të Shqipërisë.

“Unë jam shumë e lumtur për shumë e shumë arsye, një herë së pari patjetër sa herë që sporti shqiptar bën përpara çdo qytetar I zakonshëm ndihet krenar jo më unë që kam fatin të jem ministër edhe e Sportit. Jam krenare se këta dy djem në krye të federatës por edhe trajnerët tuaj por edhe ju, ja dolët të ktheni volejbollin për femra në rrugën e traditës, në rrugën e suksesit dhe fitoreve. Kjo është një gjë shumë e madhe edhe për në, kështu që edhe në emrin tim doja t’u thoja që keni bërë të mundur ta kthejmë kokën fal arritjeve tuaja në sportin e volejbollit për të mundësuar edhe më shumë mbështetje, sepse e keni merituar me djersën, me talentin, me duartrokitjet edhe me këtë trofe që keni marrë në këtë garë. Kështu që ju falënderoj shumë nga zemra dhe padyshim do të bëjmë edhe më shumë për t’ju mundësuar stërvitjen dhe mbështetjen, që rezultatet të vijnë duke u rritur dhe ju të realizoni objektivat.”– theksoi Nikolla

Për Presidentin e Federatës së Volejbollit, Erind Pëllumbin dhe trajnerin e ekipit kombëtar Altin Mërtiri ky rezultat është një meritë për të gjithë sportin shqiptar, megjithëse nuk e kishin besuar se do të arrinin të merrnin edhe një trofe.

“Nuk është se fitoi vetëm volejbolli por I gjithë sporti shqiptar. Ka disa ngjarje si medalje ari apo medalje bronzi, gjithmonë pjesa e medaljes është qershia mbi tortë e një aktiviteti por ajo që përfitoj nga rasti t’u them edhe publikisht, ndihma që ju dhe ministria na dhatë dhe që jeni partneri ynë kryesorë, që na ka mbështetur që ne të vazhdojmë këtë rrugë të cilën, të them të drejtën, ka tre vite që e kemi kërkuar, por ja arritëm. Përfitoj të falënderoj këtë ansambël që me shumë kujdes e kemi ngritur nga fillimi, duke filluar nga trajnerët e deri tek më i fundit” deklaroi presidenti i federatës Erind Pëllumbi

“Rezultatet janë me të vërtetë shumë të mira. Kur e nisëm në fillim e nisëm të arrinim deri në katërshe por arritëm të zinim vendin e tretë. Do desha tu falënderoja juve dhe të gjitha vajzat për çfarë arritën në fushën e lojës”– shtoi trajneri Altin Mërtiri

Kapitenia e ekipit kombëtar të volejbollit, Arjola Prenga, premtoi edhe më shumë rezultatet në të ardhmen duke pasur një mbështetje ndaj federatës për të afruar breza të rinj që t’i japin një tjetër impuls këtej sporti.

“Ne e dashurojmë këtë sport dhe patjetër që gjatë gjithë kohës dhe gjatë gjithë vitit, ne japim maksimumin tonë dhe do vazhdojmë ta japim për sportin e volejbollit. Shpresojmë që federata jonë, patjetër të ketë mbështetje që të ngrihet edhe në qoftë se ne do të mbarojmë, të shohin vajza të tjera të reja që ta çojnë edhe më lart se ne.” përfundoi kapitenia Arjola Prenga

Ekipi i dhuroi ministres së Arsimit një top volejbolli me emrat dhe numrat e fanellave të vajzave të kombëtares, të cilat arritën të siguronin medaljen e bronzit duke u renditur të tretat në Divizionin e Argjendtë të Ligës së Evropës.{:}