Ministry of Education and Sports

Qenia i hapur, toleranca dhe refuzimi i urrejtjes në të gjitha nivelet e shoqërisë janë treguesit kryesorë për një Europë të fortë, të vetëdijshme ndaj vlerave dhe të suksesshme.

Me iniciativën e Këshillit të Europës, Dita Europiane e Gjuhëve (DEGj) festohet më 26 shtator që nga viti 2001. Ajo është një thirrje për të inkurajuar të gjithë qytetarët europianë të mësojnë gjuhë, të njohin dhe të vlerësojnë diversitetin kulturor të Europës.

Kjo ditë e veçantë paraqet një rast për të festuar shumëllojshmërinë e gjuhëve të folura në vendet tona dhe në komunitetet tona, dhe për të demonstruar se të gjithë zërat në Europë trajtohen me respekt të barabartë. Këto janë vlerat e Këshillit të Europës, organizatës më të vjetër ndërqeveritare të kontinentit, e cila këtë vit feston 70-vjetorin e saj.

Jam krenar që Austria dhe qyteti i Grazit kanë Qendrën Europiane të Gjuhëve Moderne të Këshillit të Europës, e cila luan një rol të veçantë në nxitjen e mësimit të gjuhëve. Viti 2019 gjithashtu shënon një vit përvjetor për Qendrën Europiane të Gjuhëve Moderne, që së bashku me 33 shtetet anëtare të saj, feston 25-vjetorin e promovimit të shumëgjuhësisë që i vendos gjuhët në zemër të mësimit dhe të mirëkuptimit të ndërsjellë.

Për të festuar Ditën Europiane të Gjuhëve janë organizuar qindra veprimtari në të gjithë Europën dhe më gjerë nga shkolla, universitete dhe institucione kulturore, ku Austria është një nga vendet më aktive në këtë drejtim.

Do të doja të shfrytëzoja këtë rast për të falënderuar të gjithë ata që mbështesin këtë iniciativë të mrekullueshme. Ju dërgoj urimet e mia më të mira për të ardhmen!

www.coe.int/EDL

Informacione mbi historinë për Ditën

Vlerësohet se ka mbi 225 gjuhë indigjene në Europë, pa përfshirë  gjuhët që kanë ardhur në kontinent përmes migrimit.

Qëllimet specifike të EDL janë:

  • Intensifikimi i ndërgjegjësimit për rëndësinë e mësimit të gjuhës në mënyrë që të rritet shumëgjuhësia dhe mirëkuptimi ndërkulturor;
  • Promovimi i diversitetit të pasur gjuhësor dhe kulturor të Europës;
  • Inkurajimi i mësimit gjatë gjithë jetës brenda dhe jashtë shkollës.
  • Këshilli i Europës dhe Komisioni Europian punojnë ngushtë së bashku në koordinimin e Ditës. Faqja e internetit e dedikuar: www.coe.int/edl, është në dispozicion në 39 gjuhë, ofron detaje të ngjarjeve që ndodhin në festimin e Ditës, përmban një larmi burimesh dhe veprimtarish për të gjithë të interesuarit për gjuhët dhe mësimin e tyre.

 

https://edl.ecml.at/Home/tabid/1455/language/sq-AL/Default.aspx