Ministry of Education and Sports

 

Në një postim në rrjetin e saj social “facebook” në lidhje me pjesëmarrjen e Shqipërisë në testin ndërkombëtar “PISA 2018”, Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë (MASR) Znj. Besa Shahini nënvizon edhe përmirësimin e dukshëm që Shqipëria ka bërë në rezultatet e matematikës krahasuar me vitet e kaluara.

 

“6,359 nxënës nga 336 shkolla nga i gjithë vendi, përfaqësuan Shqipërinë duke përmirësuar dukshëm rezultatin në matematikë krahasuar me vitet e kaluara”, – shkruan ajo, ndërsa shprehet gjithashtu se për Shqipërinë kjo është hera e 5-të që Shqipëria merr pjesë në Programin për Vlerësimin Ndërkombëtar të Nxënësve (PISA), por për herë të parë në një testim digjital.

 

Vlen të theksohet se në vetëm 6 vite, përqindja e nxënësve të dobët në matematikë u ul me 19% nga viti 2012 në vitin 2018.

 

Shqipëria ka qenë një ndër 79 shtetet pjesëmarrëse në “PISA 2018”. Mes lëndëve që janë pjesë e këtij testimi janë aplikimi i njohurive në Lexim, Matematikë dhe Shkenca.

 

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=2478927152364383&id=1980444878879282