Ministry of Education and Sports

 

Pas përfundimit me sukses dhjetorin e kaluar të provimeve të licencimit për “Mësues Ndihmës’ në profilin “Arsim Special”, gjatë këtyre ditëve janë shpërndarë edhe 20 licencat e para për mësuesit pranë Qendrës së Shërbimeve Arsimore (QSHA).

Ky proces licencimi i mësuesit ndihmës forcon edhe më tej qasjen e Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë (MASR) për persona të profilizuar dhe profesional që u vijnë në ndihmë brenda klasës fëmijëve me aftësi ndryshe.

Politika gjithëpërfshirëse e MASR dhe rritja e numrit të mësuesve ndihmës nga viti në vit është shoqëruar shumë pozitivisht edhe me rritjen e numrit të fëmijëve me aftësi ndryshe në sistemin arsimor parauniversitar.

Kujtojmë se gjatë 2019-tës numri i mësuesve ndihmës është 940 mësues, rreth 34% më shumë se viti paraardhës. Ndërsa kjo është shoqëruar me një rritje prej 7% të nxënësve me aftësi ndryshë në sistemin arsimor parauniversitar.