Ministry of Education and Sports

Ditën e sotme, Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit Parauniversitar (DPAP) dhe përfaqësues të kompanisë “Ecolog International” kanë nënshkruar kontratën e dhurimit të 500 pajisjeve digjitale, të cilat do të shpërndahen menjëherë tek nxënësit që vijnë nga familje në nevojë.

Në një postim në rrjetin e saj social facebook, Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Znj. Besa Shahini duke falënderuar donatorin, shprehet si më poshtë:

“Jemi shumë falënderues për bujarinë që tregoi kompania Ecolog International, duke dhuruar 500 pajisje digjitale për nxënësit tanë. Ato u dorëzuan sot tek Drejtori i Përgjithshëm i Arsimit Parauniversitar, Selman Hodaj dhe po shpërndahen tek nxënësit. Faleminderit!”

 

https://www.facebook.com/1980444878879282/posts/2571621749761589/?d=n