Ministry of Education and Sports

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Besa Shahini në një konferencë për shtyp ka dhënë detaje rreth mbylljes së vitit shkollor 2019-2020, të cilin e ka quajtur  “më të vështirin për shumë dekada”.

Në fokus të konferencës dhe bisedës  me gazetarët kanë qenë politikat e ndërmarra dhe ato që MASR do të ndjekë për të tejkaluar vështirësitë e krijuara nga tërmeti dhe pandemia.

Duke folur për hapat e ndërmarra deri tani, ministrja Shahini ka nënvizuar se deri në fund të 2020-ës janë planifikuar të rindërtohen/konstruktohen 58 shkolla të dëmtuara nga tërmeti.  Sipas Shahinit ka vijuar zgjerimi i pakos mbështetëse për “librat falas” me klasat gjashtë dhe shtatë, si dhe nxënësit që kanë rrezikshmëri të lartë të braktisjes deri në shkollë të mesme.

Ndërkohë, zhvillimi i mëtejshëm i kanalit mësimdhënës “RTSH Shkolla” dhe “Blended Learning” (mësim i kombinuar), e deri tek edukimi feminist me qëllim fuqizimin e të rinjve kundër dhunës dhe abuzimit kanë qenë në fokusin e bisedës me gazetarët.

 

https://www.facebook.com/1980444878879282/posts/2612451079011989/?d=n